E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj-Shkyezi, dy “italianë” në grumbullimin e U-21

Albania-sport (AS) - Me ekipin Kombëtar U-21, që po zhvillon grumbullimin e rradhës në datat datat 5-6 janar 2007, në Kompleksin Stërvitor të ekipeve Kombëtare në Kamzë, përvec 17 lojtarëve që vinë nga kampionati shqiptar janë dhe dy futbollistë që aktivizohen në Itali: Elvis Mustafaj i Modenës (ekipi i dytë dhe Mikel Shkyezi i Tarantos. Lajmi për Albania-sport bëhet i ditur nga Sektorit të Ekipeve Kombëtare, Besik Cela Të dy lojtarët mbërritën sot dhe janë vënë nën urdhërat e trajneri i ekipit kombëtar U-21, Artan Bushati. Grumbullimi zhvillohet në kuadër të përgatitjeve ndeshjes miqesore që ekipi Kombëtar U-21 do të zhvillojë ne datë 17.01.2007 në Turqi me skuadrën vendase. Gjithashtu në këtë trajnim dy ditor janë të ftuar të marrin pjesë edhe lojtarë të cilët dëshirojnë që në të ardhmen të jenë lojtarë të ekipeve kombëtare.

Lista

1. Olsi Bishani,Vllaznia
2. Alban Hoxha, Turbina
3. Andi Lila, Besa
4. Daniel Ramazani, Shkumbini
5. Renato Arapi, Besa
6. Sadush Danaj, Besëlidhja
7. Bledion Guga, Flamurtari
8. Nertil Ferraj, Dinamo
9. Ilirjan Caushaj, Dinamo
10 Xhevahir Sukaj, Vllaznia
11 Gilman Lika, Vllaznia
12 Elis Bakaj, Partizani
13 Gerhard Progri, Partizani
14 Jetmir Sefa, Tirana
15 Orges Serjani, Flamurtari
16 Erando Karabeci, Partizani
17 Andrelis Pashaj, Elbasani
18 Elvis Mustafaj, Modena, Itali
19 Mikel Shkyezi, Taranto, Itali
Trajner Artan Bushati

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›