E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela nënshkruan me Energie Cottbus deri në vitin 2009

Albania-Sport (AS) - Nuk kaluan as 24 orë pa ekip për Ervin Skelën, pas divorcit të tij me ekipin italian të Askolit. Ervin Skela i është rikthyer shtëpisë së dytë, Gjermanisë. Skuadra e Bundesligës 1Skuadra e Bundesligës 1, Energie Cottbus ka nënshkruar kontratë me futbollistin e kombëtares shqiptare, ka njoftuar klubi gjerman të prëmten. 30-vjecari ka nënshkruar një kontratë e cila e lidh me ish-skuadrën e Rudi Vatës deri në verën e vitit 2009. "Me Ervin Skelën kemi tashmë përforcimin që na është nevojitur në fazën e sulmit", ka thënë menaxheri i skuadrës së Cottbus, Steffen Heidrich. "Ai është një futboillist me shumë përvojë në Bundesliga dhe me siguri do të jetë shumë i vlefshëm për skuadrën tonë", ka shtuar ai. Shqiptari pritet që të bashkohet të martën në Antalya të Turqisë ku skuadra e Cottbus po zhvillon përgatitjet, ndërsa mund të zhvillojë ndeshjen e tij të parë me skuadrën e re të mërkurën, më 10 janar 2007 përballë turqve të Fenerbahce. Skela do të mbajë në fanelë numrin 11. Kontrata e tij vlen si për Bundesliga 1 ashtu dhe në Bundesliga 2.

Skeda
Lindur më: 17. November 1976
Kombësia: Shqiptare
Lartësia/Pesha: 1,73 m/68 kg

Ekipet
1999 - 2001 Chemnitzer FC (50 ndeshje / 11 gola)
2001 SV Waldhof Mannheim (18 ndeshje / 3 gola)
2001 - 2004 Eintracht Frankfurt (92 ndeshje / 26 gola)
2004 - 2005 Arminia Bielefeld (32 ndeshje / 0 gola)
2005 - 2006 1. FC Kaiserslautern (34 ndeshje / 4 gola)
2006 Ascoli Calcio 1898 (7 ndeshje / 0 gola)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›