Lala, ofertë për rinovim me reduktim page

Albania-Sport (AS)- Muaji janar dhe merkatoja dimërore është periudha më e mirë e reflektimit për drejtuesit e skuadrës gjermane të Bundesliga 1, Hanover 96 për të projektuar lojtarët që do të qendrojnë dhe ata që do të largohen, e njohur ndryshe "Wer soll bleiben, wer muss gehen?". Të premten pesëshja e "madhe" e Hanover 96: shefi i klubit, Martin Kind, trajneri Dieter Hecking, drejtori sportiv Christian Hochstätter, shefi i zbulimit të talenteve Peter Braund dhe drejtuesi i ri i administratës së Hanover 96, Torsten Volmary, u takuan për të analizuar arritjet dhe dobësitë e gjysmësezonit në Bundesliga, ndërkohë që tema e "nxehtë" ishte projektimi i ekipit të mundshëm për sezonin e 2007-2008. Në tavolinën e punës ishin disa emra, ku padyshim edhe ai kapitenit shqiptar, Altin Lala. Sipas Hannoverishe Allgemaine Zeitung (haz.de), kapiteni Lala (që nga viti 2004) pse më shumë ka qendruar si zëvendësues në pankinë, gëzon reputacion të madh. Mesfushori shqiptar, më shtashkurtëri i Hanover 96 (vetëm 1.72 cm) ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon (vetëm 3 si titullar). Shefi i klubit Martin Kind, e ka shumë të qartë rolin e shqiptarit 31-vjecar, që militon prej sezonit 1998-1999 te Hanover, kur u transferua nga Borusia Fulda. "Altini ka një potencial të madh integrimi", thotë Kind, që kujton se Lala ishte një nga promotorët potencialë të ngjitjes së Hanover 96 në Bundesliga 1 në sezonin 2001-2002. Një gjë është e sigurt: "bletëspunëtore", Altin Lala, do t'i ofrohet një kontratë e re gjatë verës, nëse ai do të pranojë natyrisht edhe një reduktim të ardhurave. Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Dinamos në kampionatin shqiptar skadon në fund të qershorit 2007.