E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flukset e emigrantëve, Ministria e Brendshme zgjat oraret e aplikimit për pasaportat



Ministria e Brendshme ka bërë të ditur dje se po vijon rregullisht puna për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në të gjithë zyrat e aplikimit, në të gjithë territorin e vendit. “Duke pasur parasysh një rritje të kërkesës për aplikim dhe pajisje me dokumentet e reja të identitetit në këtë periudhë, kryesisht nga nënshtetasit e ardhur për pushime që punojnë e jetojnë jashtë vendit, Ministria e Brendshme i ka kërkuar kompanisë koncesionare “Aleat” që të zgjasë oraret e shërbimit për qytetarët, atje ku fluksi i kërkesave është më i madh, kryesisht në zonat me popullsinë më të madhe” deklaroi sot në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Sipas tij, koncesionari i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Brendshme dhe duke filluar nga dita e djeshme, datë 12 Gusht, deri në fund të muajit, do të punohet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 19:30 të mbrëmjes, në zyrat e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në: Tiranë, Kamëz, Bathore, Elbasan, Durrës, Fier, Patos, Lushnjë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. “Me këtë zgjatje të orarit synohet të përballohet pa problem fluksi i kërkesave të qytetarëve gjatë këtij muaji për pajisjen me dokumentet e reja të identitetit. Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vijojnë aplikimin për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat e reja biometrike, duke i garantuar se do të krijojë të gjitha lehtësitë e duhura, kurdo që të jetë e nevojshme. Ministria e Brendshme thekson se ecuria e mirë e procesit të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike është njëherësh ecuri shpresëplotë për një regjim të liberalizuar vizash me Bashkimin Evropian” përfundoi Konja.

Vjedhin kamionin, në pranga tre shokët

Gjatë orëve të vona të së mërkurës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasve Blerim Fadil Sinani, 23 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Rrogozhinë, Florenc Selim Sollaku, 18 - vjeç, banues në fshatin Mlizë, Elbasan. Dhe Astrit Selim Sollaku, 24 - vjeç, banues në fshatin . Arrestimi i tyre u bë sepse dy ditë më parë rreth orës 17.00, janë kapur në Rrogozhinë, me një automjet tip “Benz”, kamioçin me targa EL 2304 B, të cilën dyshohet se ja kanë vjedhur një shtetasi. U kryen veprimet proceduriale, materialet do t?i kalojnë Prokurorisë Kavajë, për veprën penale të “vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

14 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›