E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej në Lushnjë për vjedhje, prangoset në Tiranë



Dje u realizua bë kapja nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë i shtetasit në kërkim Arjan Ram Hidri, 34 - vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, më datë 13 Korrik 2009, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm për veprime të mëtejshme do t’i kalojë Komisariatit Policisë Lushnjë.

Kapet me makinë të vjedhur, dërgohet për ndjekje penale

Policia e Durrësit çoi për ndjekje penale një 23-vjeçar pasi kishte në pronësi një automjet luksoz që dyshohet se është vjedhur në Itali. Ditën e djeshme policia e Durrësit ka çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë 23-vjeçarin Elion Rama, lindur e banues në Tiranë. Burime nga policia thanë se procedimi penal ndaj 23-vjeçarit ka filluar për arsye se në lagjen nr.1 në Durrës i është bllokuar mjeti tip BMV 330 me targë TR 4490 P, ngjyrë e zezë, me numër shasie ËBAËD510X0PË18649 kur në momentin e bllokimit e drejtonte shtetasi Mirian Meta. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky automjet është i vjedhur më datë 29 tetor të vitit 2007 në Itali. U kryen veprimet e para proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale u krye bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit dhe dokumentacionit e tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngakam të Elion Ramës për veprën penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”.

14 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›