E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Kjo ngjarje konsiderohet si një fitore e popullit shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në mënyrë të fshehtë nëpër shtëpi private, apo në gjuhë të huaja.

Kjo shkollë, nën drejtimin e patriotit Pandeli Sotiri, qëndroi e hapur për 15 vjet, megjithëse në atë kohë mësimi i shqipes ishte i ndaluar.

Në mësonjtoren e parë shqipe kanë kontribuar figura të shquara të Rilindjes Kombëtare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, Nuçi Naçi, etj. Në këtë ditë, mbarë shqiptarët shprehin respektin dhe mirënjohjen e thellë për figurat e lartpërmendura, gjithashtu edhe për mësuesit e mëvonshëm dhe ata të sotëm, të cilët punojnë me zell për mësimin dhe edukimin e brezave të ardhshëm.

Fatkeqësisht, këtë vit Festa e Mësuesit përkon me një ditë pushimi, duke i zbehur disi organizimet festive. Shumë mësues dhe nxënës në shkolla të ndryshme e kanë festuar këtë festë ditën e premte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›