Tragjedia e Gërdecit, dosja "Mediu" në Kushtetuese
TIRANE -Në prag të dyvjetorit të tragjedisë së Gërdecit, familjarët e viktimave presin t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mospërfshirjen e ish- ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, në procesin gjyqësor për ngjarjen. Lajmi konfirmohet nga përfaqësuesi i ligjor i familjarëve të viktimave, Dorian Matlia. Sipas tij, do të ezaurohet edhe një procedurë tjetër, kur të hënën, në sekretarinë e Gjykatës së Lartë do të dërgohet ankimimi për vendimin e dhënë nga po kjo gjykatë në 1 mars, mbasandaj do i dërgohet kërkesa bashkë me vendimin e formës së prerë Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e Lartë gjykoi se nuk ka prova të mjaftueshme ndaj Fatmir Mediut, i cili aktualisht është ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, për ta vënë nën akuzën e "plagosjes së rëndë nga pakujdesia" të bërë nga dy prej të dëmtuarve gjatë tragjedisë, Rogers Durda dhe Alketa Hazizaj. Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit dhe çmilitarizimit në 15 marsin e vitit 2008, u vranë 26 persona, punëtorë dhe banorë të zonës përreth, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Nga shpërthimet u plagosën apo u lënduan 300 persona të tjerë, ndërsa pati shkatërrime dhe dëmtime të banesave e të bizneseve private në një rreze deri në 5-6 kilometra.
Procesi
Në procesin "Gërdeci" janë gjithsej 29 të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, mes të cilëve ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë, Luan Hoxha dhe të tjerë ish-gjeneralë dhe ish-kolonelë. Ndërkohë, në qeli ndodhen Mihal Delijorgji, i cili ishte administrator i 'Albademil'; drejtori teknik, Dritan Minxolli; drejtori i ndërmarrjes MEICO të Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Pinari, si dhe Sokol Ngjeçi. Gjykata e Tiranës duket se e ka gjetur zgjidhjen e "ngërçit" të krijuar për shkak të shtyrjeve të shumta për mungesa të avokatëve apo të pandehurve. Një grup avokatësh qëndrojnë të gatshëm në gjykatë për t'ju ngarkuar mbrojtja, kryesisht për secilin nga të pandehurit.
Mediu
Gati në fund të legjislaturës së kaluar, Fatmir Mediut iu hoq imuniteti, për t'i dhënë mundësinë Prokurorisë së Përgjithshme që të siguronte provat që dyshohej se e implikonin në aferat që sollën ndërtimin e fabrikës së demontimit 'Albademil', në Gërdec. Zgjedhjet e fundit të qershorit 2009 i dhanë sërish imunitetin e deputetit Mediut, duke e përjashtuar automatikisht nga hetimet. Familjarët e viktimave të Gërdecit ngritën akuzë më vete për Mediun. Janë dy prej të plagosurve nga shpërthimet që kanë ezauruar paditë e tyre në Gjykatën e Lartë, ndërsa janë 8 të tjerë në listë që kanë firmosur dhe hapur procedurat për padi penale ndaj Mediut. Ndërkaq, mësohet se janë edhe 50 të tjerë persona që janë plagosur në ngjarjen tragjike, të gatshëm për të ngritur padi personale ndaj Mediut.
(d.b/GSH/BalkanWeb)