E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranes ka goditur 58 grupe kriminale dhe arrestuar 1145 persona

Uniformat blu te kryeqytetit zhvilluan analizat e veprimtarise se punes se strukturave te saj
Uniformat blu te kryeqytetit kane analizuar punen e tyre te 12 muajve te ketij viti. Ne bilancin e punes se policise se Drejtorise se Qarkut Tirane moren pjese edhe ministri i Brendshem, z. Bujar Nishani, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, drejtues Ahmet Prençi, prefekti i Tiranes, z. Ruzhdi Keçi, perfaqesues nga Zyra e Avokatit te Popullit, te ftuar nga misionet e huaja qe asistojne policine si misioni policor PAMEKA, ICITAP, PNUD, OSBE si dhe punonjes te strukturave te policise.
Kriminaliteti
Ne baze te raportit te paraqitur ne Tirane per vitin 2007, jane evidentuar dhe referuar 3717 vepra penale dhe jane zbuluar 3102 prej tyre ose ne masen 83 per qind, rritur kjo, sipas raportit, 18 per qind krahasuar me dy vjet me pare. Jane implikuar gjithsej 3685 autore, dhe ne saje te masave te marra jane arrestuar 1145, ndersa 2364 ndiqen ne gjendje te lire. Jane kapur 433 persona te shpallur ne kerkim, nderkohe qe jane ekstraduar 68 te kerkuar, nga gjithsej 424. Keshtu, nga personat e arrestuar 16 jane autore vrasjesh, 22 per vrasje te mbetur ne tentative, 27 per plagosje te rende, 13 per shfrytezim prostitucioni, 5 per vjedhje me arme, 11 per vjedhje me dhune, 22 per trafik e shperndarje te lendeve narkotike, 132 per vjedhje te ndryshme etj. Nga seksioni i Luftes Kunder Droges, per vitin 2007 ka sekuestruar: 37 kg e 560 grame heroine; 10 kg e 800 grame kokaine; 374 kg e 358 grame Canabis sattiva. Fale operacioneve antidroge jane kapur 86 raste te trafikut dhe shperndarje te lendeve narkotike me 124 autore, nga te cilet 115 te arrestuar, nje i ndaluar dhe 4 ne ndjekje te lire. Seksioni i Luftes Kunder Trafiqeve, per kete vit ka evidencuar 167 raste te veprave penale ku jane implikuar dhe proceduar penalisht 186 autore, prej te cileve 68 jane arrestuar ne flagrance dhe 118 ne gjendje te lire. Krahasuar me vitin 2006, per kete vit jane evidentuar 19 vepra penale me shume, ç’ka do te thote nje impenjim me i madh i specialisteve te ketij seksioni. Strukturat e Luftes Kunder Krimeve te Personit dhe Pasurise, jane organizuar dhe finalizuar me sukses 6 - operacione policore per goditjen e grupeve. Strukturat menaxhuese dhe operuese te Policise se Kryeqytetit kane goditur 58 grupe kriminale me rrezikshmeri te theksuar shoqerore. Nga keto, 52 grupe kriminale jane goditur nga strukturat e Luftes Kunder Krimit te Organizuar ndersa 6 nga strukturat e Luftes Kunder Krimeve Kunder Personit dhe Pasurise.
Struktura e re
Pas miratimit te Struktures se re Organike te Policise se Tiranes dhe te komisariateve ne varesi, ajo do te kete ne perberje: Drejtorine e Policise se Qarkut; tre zevendesdrejtore (per hetimin e Krimeve, Sigurine Publike dhe Sherbimet Mbeshtetese). Po ashtu ne sektorin e hetimit te krimeve me strukturen e re jane shtuar Seksionet; Kunder Krimeve te Renda, Kunder Korrupsionit, i Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit, Kunder Vjedhjeve me Dhune, Arme dhe te Shkaterrimit te Prones, Seksioni Kunder Vjedhjeve te Automjeteve, i Mbrojtjes se te Miturve dhe Dhunes ne Familje, Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kerkimit. Bazuar ne strukturen e re te sapomiratuar ne Komisariatet e Policise, jane shtrire seksionet e Policimit ne Komunitet, i Kontrollit te Territorit, Seksioni i Ruajtjes dhe Sigurise Objekteve, Seksioni Sherbimeve Administrative, ndersa Komisariati i Kavajes do te kete te keto seksione ne perberje te tij duke shtuar edhe seksionin e Krimeve te Renda etj. Komisariati i Policise Rrugore do te kete seksionet per Trafikun, Seksionin per Linjat, ai i Planifikimit dhe Administrimit te Dokumenteve, Seksioni i Sherbimeve Administrative).

Per vitin 2007

3717
vepra penale jane evidentuar

3102
vepra jane zbuluar

3685
autore jane implikuar gjithsej

1145
persona jane arrestuar

2364
ndiqen ne gjendje te lire

433
persona te shpallur ne kerkim jane kapur

68
persona jane ekstraduar

Operacionet antidroge

1- “Dritare e Hapur”
ku u sekuestrua nje sasi prej 317 kg lende narkotike e llojit Canabis sattiva si dhe u arrestuan ne flagrance shtetasi Avdi Lusha.

2- “Vazhdimesia”
ku u realizua ne bashkepunim me Njesine Operacionale dhe u sekuestruan ne zonen e Mallakastres 52 kg lende narkotike e llojit Cannabis sattiva dhe u arrestuan 6 persona.

3- “Segmenti i nderprere”
ku u sekuestruan 14 kg e 575 grame lende narkotike e llojit heroine, 6 kg e 355 grame pluhur me permbajtje kafeine dhe 6 kg e 695 gr perzieres, 2 pistoleta me silenciator dhe u arrestuan shtetasit Adhurim Nela e Kujtim Karamucasi, si dhe u shpall ne kerkim shtetasi Adriatik Myftari.

4- “Mulliri”
Ku u arrestua nje shtetas te cilit iu sekuestruan 338 grame lende narkotike te llojit heroine dhe 2.6 kg perzieres.

5- “Stop droges afer shkollave”
ku u be sekuestrimi i 120 grameve lende narkotike e llojit heroine, 3 grame kokaine dhe 18 grame Cannabis stattiva, e destinuar per shitje. Operacione te tjera, si: “Medikamenti”, “Segmenti 2”, “Kobra”, “Bukuria qe vret” etj.

Goditjet e falsifikatoreve

1- “Piramida”
ku u arrestuan ne flagrance shtetasit Malo Qoku dhe juristja e Deges Doganore Tirane, Edlira Spahija, per mashtrime me shuma te medha parash.

2- “Profesori”
ku u zbulua dhe godit nje baze e falsifikimit te vulave dhe dokumenteve zyrtare, ne te cilen u sekuestruan 160 vula te institucioneve shteterore shqiptare e te vendeve te tjera, qindra dokumente false si dhe u arrestua ne flagrance nje shtetas.

3- “Gabimi i fundit”
i cili u finalizua me arrestimin e shtetasit Shpetim Ahmetaj dhe sekuestrimin e 29 vulave dhe qindra dokumenteve te falsifikuara, me ane te te cilave eshte realizuar vjedhja e dhjetera milione lekeve ne fondin e sigurimeve shoqerore.

4- “Zinxhiri”
u godit nje baze e falsifikimit te dokumenteve.

5- “Dollari i larget”
nepermjet te cilit ne lokalin “Metropol Tirana” u sekuestruan 11 700 dollare te falsifikuar dhe u arrestuan autoret e venies ne qarkullim te tyre, shtetasit Tahir Avdiu, Selman Shoshaj dhe u kallezuan per ndjekje penale ne gjendje te lire dhe tre bashkepunetore te tjere.

6- “Laminatori”
ku u zbulua nje baze e falsifikimit te vulave, pasaportave e dokumenteve dhe u arrestuan shtetasit Eno Muçollari dhe Qazim Muço. (Ne kete baze u sekuestrua nje laminator per falsifikim pasaporta, 31 vula, 90 pasaporta dhe dhjetera dokumente te falsifikuara).

7- “Fshehja”, “Strofka e fshehte”, “Valuta”, “Kashari”, ku u sekuestruan 26 vula dhe shume dokumente te tjera te falsifikuara.

8- “Kashari 2”
Arrestimi i kryetarit te komunes Kashar, ish-kryetareve dhe kryepleq te fshatrave te kesaj komune, te cilet, ne bashkepunim me njeri - tjetrin, kane kryer veprime ne kundershtim me ligjin e shperndarjes se tokave.

Goditja e krimeve kunder pasurise

1- “Rexhina”, i kryesuar nga Gentian Neza, Edmond Neza etj., me aktivitet vjedhjet me arme te makinave dhe trafikimin e mjeteve motorike.

2- Grupi kriminal i Albert Çeles e Bernard Huses, goditur nga forcat e Komisariatit Nr. 2 me aktivitet kriminal ne vjedhjet e zyrave te firmave.

3- Grupi kriminal i Englatin Selimaji, Erlind Taullait etj., me 6 persona, goditur nga Komisariati Nr. 4, me aktivitet ne vjedhjet e lokaleve te tregtise e banesave.

4- Grupi kriminal i Martin Kukes e Edison Canit, goditur nga forcat e Komisariatit Nr. 4 dhe 6, ky grup kriminal ka pasur si aktivitet kriminal kunder personit dhe pasurise.

5- Grupi kriminal i Taulant Elezit, Bekim Muratit e Luftar Reçit, me aktivitet krime kunder personit dhe vjedhje me arme.

6- Grupi kriminal i vellezerve Agushi ne Kavaje, me 5 persona, grup me aktivitet krime kunder personit, armembajtje pa leje etj.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›