Shkodër, në pranga babë e bir për shitje droge dhe armëbajtje pa leje
Vihen në pranga babë e bir për "Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake,"Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse eksplozive", "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme , në orën 23.00, falë një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat e krimeve të rënda, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Dede Kole Lufaj, 18 vjec
Kole Lulash Lufaj , 51 vjec, të dy këta shtetas banues në fshatin "Vuksanaj", Komuna Shalë Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi, për dy shtetasit e lartpërmendur, rëndojnë akuzat për veprat penale "Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake,"Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse eksplozive", "Prodhim dhe shitje të narkotikeve".
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e e shtetasit Kol Lufaj, në lagjen "Bop", fshati Vuksanaj, Shalë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale, konkretisht: - lëndë narktotike e tharë në formë boçe,
- fara bimore të bimeve narkotike,
-1 armë zjarri pushke mod.56 me rrip e bajonetë,
-1 armë zjarri pushkë mod.63, me rrip e bajonetë,
-325 copë fishekë dhe dy krehëra,
-një granadë dore (difensive),
-një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të zezë, me gjatësi 1 metër,
- një fitil zjarrpërcjellës me ngjyre të bardhë me gjatësi 3 meter,
-një lëndë e dyshuar si lënde plasese Amatoll e ndare në 3 copa, me peshe 600 gram.
Ndërkaq Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po vazhdojnë hetimet për të zbuluar aktivitetin kriminal të dy shtetasve të arrestuar si dhe përfshirjen e mundshme të tyre, në ngjarje të vjetra, të pazbuluara.
Materjalet proceduriale në ngarkim të me shtetasve të arrestuar, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Shkodër, për veprime të mëtejshme.
vizita ditore .
Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije kemi këtë situatë:
Nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet kemi këtë situatë:
" Kanë hyrë 4.222 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1086 automjete shqiptare dhe të huaja .
" Si dhe kanë dalë 2.354 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 679 automjete shqiptare dhe te huaja.
" Nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje .
" Nga pala greke punohet me 2 sportele në dalje dhe 2 në hyrje .
Ka lëvizje të vazhdueshme por jo radhë , vijon lëvizja pa asnjë problem dhe pa shkaktuar asnjë vonesë.
Si rezultat i masave të marra nga Policia Kufitare e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe bashkëpunimit e kordinimit të veprimeve edhe me palën greke nuk janë shfaqur radhë në Kakavije, as tek pala jonë e as në palën greke .