E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi ne shkollat profesionale Ministri i Arsimit ne Elbasan

Interes në rritje të regjistrimeve në arsimin profesional në shkallë vendi. Si rrallëherë, ndryshe nga vitet e tjera, gjatë këtij viti shkollor priten më shumë regjistrime në arsimin profesional, çfarë presupozon se tashmë mjaft të rinj e të reja janë në kërkim të një profesioni për të pasur një ardhme më të sigurtë. Ky fakt u nënvizua edhe nga ministri i arsimit në Elbasan, Myqerem pafaj. Ai u shpreh se mbi 80% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë e madje kanë gjetur punë në profesionin e tyre edhe në vendet e Bashkimit Evropian. 
Tafaj u ka bërë thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët  në shkollat profesionale pasi në këtë mënyrë ata do të jenë të sigurtë se do të punësohen shpejt e nga ana tjetër nuk do të humbasin arsimin e lartë. 
Vetëm në Elbasan gjatë këtij viti priten të ketë 700 regjistrime të reja. Sa i përket regjistrimeve në shkollën e lartë ministri nënvizoi se  në shkollat e larta ka përfunduar plotësimin e formularit A2 dhe javën tjetër nisin regjistrimet online. Çdo maturant do të ketë mundësi reale për t’u regjistruar në 10 degët e preferuara në arsimin publik ose privat. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›