Tregtimi i mishit vazhdon te behet ne kushte te papershtatshme
Mishi vazhdon të tregtohet jashtë standarteve. Në mungesë të kushteve hijeno- sanitare ai është kthyer në burim potencial për shfaqjen e shumë sëmundjeve
Jo vetëm që mbahet në një mjedis aspak të përshtatshëm për një produkt ushqimor, por nga vëzhgimi i “ABC News” rezulton se mishi nuk mban as vulën e certifikimit nga veterineri gjë që vërteton se ai është tërësisht i pakontrolluar. Edhe më problematike paraqitet situata në zonat periferike ku therja e kafshëve bëhet edhe në mjedise publike gjë që pranohet dhe nga ministri i Bujqesisë, Genc Ruli.
Për të disiplinuar therjen dhe tregtimin e mishit në të gjithë vendin është ngritur një task-forcë e cila do të kryesohet nga Ministri i Bujqësisë, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, ai i Brendshëm dhe ai i Mjedisit.
Me një veprim të koordinuar task-forca brenda pak ditësh do të nisë kontrollet për mbylljen e aktiviteteve të jashtëligjshme me ndihmën e policisë subjekteve që nuk plotësojnë kushtet do tu konfiskohet malli