E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluksi, thirrje per kalimet alternative

Fundjava ka regjistruar nje fluks te renduar te emigranteve shqiptare ne doganen e Kakavijes, te cilet udhetojne ne drejtim te Greqise. "Gjate oreve te para te mengjesit ne sportelet e kontrollit te dokumenteve ne u perballem me nje fluks te renduar te levizjes se emigranteve per ne token greke, sidomos me nje numer te konsiderueshem te autobuseve te udhetareve", thote drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit, nenkomisar Vasil Valera. Vetem gjate fundjaves kane lene pas traun e doganes shqiptare me destinacion shtetin grek rreth 12 mije emigrante, 2 100 automjete dhe 60 autobuse udhetaresh. Aktualisht, te dyja doganat, ajo shqiptare dhe greke po punojne me nje numer te shtuar sportelesh per te perballuar numrin e madh te levizjes se emigranteve. Sipas nenkomisar Valeres, "gjate fundjaves pala shqiptare ka organizuar disa takime me drejtuesit e policise greke te Kakavijes, ku jane diskutuar marrja e masave te perbashketa per perballimin e fluksit te renduar te levizjes se emigranteve ne doganen e Kakavijes". Por, nderkohe, drejtuesit e Policise se Qarkut te Gjirokastres kerkojne edhe mirekuptimin e emigranteve, qe gjate rruges se tyre te kthimit per ne Greqi te perdorin edhe pikat e tjera doganore mes Jugut te Shqiperise dhe Greqise. "Per te perballuar pa problem kete fluks te renduar te levizjes se emigranteve ne kerkojme qe gjate udhetimit ne drejtim te Greqise, emigrantet te perdorin edhe pikat e tjera doganore, sic eshte ajo e Tri Urave ne Permet", thote nenkomisar Valera. Nderkohe, gjate dites se djeshme ne rruget kombetare Tepelene-Gjirokaster-Kakavije dhe Permet-Tri Urat policia rrugore ka rritur pranine e saj nepermjet postoblloqeve te levizshme. "Per te mbajtur nen kontroll fluksin e renduar te automjeteve te emigranteve qe levizin ne keto akse dhe per te shmangur aksidentet automobilistike ne kemi perforcuar masat ne drejtim te kontrollit te respektimit te Kodit Rrugor nga ana e shofereve", thote drejtori i policise se qarkut, Gjirokaster, komisar Hysni Burgaj. Ne baze te nje plani te detajuar, prania e bluve te rrugores eshte rritur edhe ne rruget e brendshme te qendrave te banuara ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres, ku edhe fluksi i levizjes se automjeteve eshte me i renduar. Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›