E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryqi, myslimanet "rrembejne" fatin

Eriola Hazizolli
Kane sfiduar jo vetem temperaturat e uleta te janarit, reshjet e shiut, por dhe besimin. Dy vellezerit myslimane Gjerci ne qytetin e Beratit kane arritur te nxjerrin dje nga ujerat e lumit Osum kryqin e shenjte te kristianeve. Ceremonite e kesaj feste te madhe per te krishteret, por qe eshte ndjekur nga qindra qytetare te te gjitha besimeve, kane nisur qe ne oret e para te mengjesit ne kishen e Shen Spirillonit. Ka qene peshkopi i Vlores, Kanines dhe gjithe jugut Ignati, i cili ka drejtuar ne kishen e lagjes "Gorice" ritet e festes se shenjte te 6 janarit, cka simbolizon larjen e shpirtit nga mekatet.
Rreth ores 10.00 te paradites se djeshme, kori i kishes me ne krye peshkop Ignatin eshte drejtuar per ne uren shekullore te Gorices. Qindra qytetare kishin mbushur dy brigjet e lumit Osum per te ndjekur nga afer hedhjen e kryqit te shenjte. Tete te rinj te ketij qyteti kishin sfiduar pak minuta me pare temperaturat e ftohta te janarit, duke u futur ne ujerat e ftohta te Osumit. Pasi ka bekuar disa here kryqin e shenjte, Peshkop Ignati ka hedhur nga ura e Gorices kryqin e drunjte.
Fati kete vit i ka buzeqeshur dy vellezerve Edmond dhe Artan Gjerci, te cilet pas shume perpjekjesh kane mundur te nxjerrin nga ujerat e ftohta te lumit kryqin e shenjte. Ata jane drejtuar me pas me kryqin ne duar per ne kishe, ku kane marre bekimet dhe jane uruar gjate rruges nga qindra besimtare. Festa pagane e ujit te bekuar e ka zanafillen qe me pagezimin e Jezu Krishtit ne lumin Jordan. Ne qytetin e Beratit kjo feste, qe simbolizon larjen e mekateve dhe pastrimin e shpirtit, eshte nderprere vetem gjate viteve te monizmit per te rifilluar dhe me fuqishem ne vitin 1991, menjehere pas ndryshimit te regjimit politik.
Flasin protagonistet "Zoti eshte vetem nje"
Vellezerit Gjerci nuk kane mundur te shprehin emocionet. Dhe pse i perkasin nje tjeter besimi, dy myslimanet vite me pare jane bere pjese e kesaj feste, duke provuar te kapin kryqin, por fati duket se u buzeqeshi vetem kete vit. Pas ceremonise, Edmond dhe Artan Gjerci thane se Zoti per ta eshte vetem nje dhe emertimet fetare nuk kane rendesi. Kisha per ta ka dhene nje shperblim prej nje sasie te hollash, nderkohe qe ne cdo porte ku kane trokitur me kryqin e shenjte kane marre shperblime dhe mijera urime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›