E Diel, 1 Nëntor 2026

“AEG-Electrolux” promovon kuzhinën e saj më të re

Në ambientet e qendrës “Globe” gjiganti AEG-Electrolux, ka promovuar kuzhinën e saj më të re Silent Kitchen.

E thënë ndryshe Kuzhina e Qetë, është ideuar nga AEG-Electrolux pas sondazheve dhe studimeve që tregonin rritjen e masës së shqetësimeve nga ndotja akustike edhe në ambientin shtëpiak. Kjo kuzhinë me të gjitha pajisjet e saj (lavastoviljen, frigoriferin, aspiratorin si edhe sobën dhe pjanurën) ka performancë të lartë, ulje të plotë të zhurmave dhe si përfundim krijimin e atmosferës perfekte brenda kuzhinës. Kuzhina është një nga dhomat më të rëndësishme në shtëpi dhe po ashtu më e përdorura. Nuk është thjesht një vend për të përgatitur për të ngrënë, por edhe për të gjitha format e socializimit, që kërkon pajisje me nivel të ulët zhurme. Kuzhina e sotme synon gjithashtu, të reflektojë stilin e jetës së pronarit dhe është kthyer në një dhomë që ju paraqitet më shumë dëshirë miqve. Qendra e “Electrolux” në Tiranë është vendosur në ambientet e qendrës “Globe”, tek ish-parku i Autobusëve tek “21 Dhjetori”. Qendra është fokusuar në paraqitjen dhe ofrimin e informacioneve dhe shërbimeve për elektroshtëpiaket cilësore të kompanisë “Electrolux”. Kjo qendër është e treta e këtij lloji në Evropë. Në Shqipëri “Electrolux” ka filluar aktivitetin prej disa vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›