E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret nga depresioni për humbjen e djalit

KORÇE/TROPOJE – Vetëflijimet shënojnë dhe dy viktima ditën e djeshme.

Një 38-vjeçar nga fshati Vloçisht i Korçës, në gjendje të dehur i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur. Familjarët e kanë gjetur trupin e Adrian Hoxhallarit të varur në një pemë të oborrit, kur nuk kishte më shenja jete. Mbrëmjen e së premtes ai kishte pirë alkool në një nga kafenetë e fshatit dhe pas kthimit në banesë, mendohet të ketë kryer dhe vetëvrasjen. Sipas familjarëve, prej 4 vitesh ai kishte shfaqur probleme të depresionit, pasi kishte humbur të birin e mitur në një aksident. Dhe pse është mbajtur afër nga familja, shpeshherë mësohet se binte në dëshpërim. Një grup hetimor po punon për të zbardhur motivet që e çuan drejt vetëvrasjes. Po dje, një 65-vjeçar në fshatin Dragobi të Tropojës është vetëflijuar nga një armë zjarri. Hamdi Ismaili ka gjetur vdekjen nga një plumb pistolete. Të afërmit e tij janë tronditur nga kjo ngjarje, pasi sipas tyre viktima nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim. Për zbardhjen e shkaqeve po punon dhe një grup hetimor, ndërsa po hetohet dhe mundësia e një aksidenti fatal.                                                 j.gj/j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›