Qëlloi furgonin me armë, prangoset autori 35-vjeçar
TEPELENE – Arrestohet personi që qëlloi në drejtim të një furgoni pasagjerësh në zonën e Lopësit të Tepelenës katër ditë më parë.
Sipas policisë mësohet se është identifikuar dhe prangosur 35-vjeçari Admirim Zeraj, i cili është autor i ngjarjes ku mbeti i plagosur Taulant Liçaj. Kapja e tij është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Telefonata e një banori të fshatit Sinanaj ka lajmëruar policinë se Zeraj ishte parë në afërsi të fshatit ku u shënua atentati që kishte për qëllim eliminimin e Liçajt. Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e 35-vjeçarit dhe tri orë më vonë ka e prangosur atë. Mësohet se ai kishte qarkulluar për 30 minuta në afërsi të fshatit Sinanaj duke u njohur nga banorët, pasi disa ditë para atentatit ishte vënë re tek kishte shkëmbyer fjalë me Liçajn në një prej ambienteve të fshatit Dhëmblan. Mësohet se Zeraj ka qenë i dënuar më parë për “vjedhje”. Ndërsa tani mbi të rëndon vepra penale e “vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë”. p.n