Ekonomia shqiptare për herë të parë forum në Londër
Për herë të parë, nesër do të organizohet në Londër Forumi i Investimeve Britani-Shqipëri.
fabiola Çela
Ky forum organizohet nga ambasada shqiptare në Londër dhe ka për qëllim thithjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Në këtë forum do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare si dhe përfaqësues të biznesit vendas. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama”, Zef Mazi ambasadori i Shqipërisë në Londër ka shpjeguar të gjitha detajet e forumit që do të organizohet nesër më 7 maj në Londër.
Ambasada Shqiptare në Londër po organizon një forum të investimeve këto ditë. Cili është objektivi i këtij forumi?
Unë e ndjej, por është edhe detyrë funksionale, që shërbimi diplomatik mund dhe duhet të ndihmoje, do të thosha edhe ndjeshëm, në kuadër të një strategjie tërheqjesh të investimeve. Unë kështu kam menduar kur mora iniciativën, si ambasadë, të organizonim Forumin e Parë të Investimeve Britani Shqipëri, me fokuse të caktuara. Ky forum do të mbahet të mërkurën, më 7 maj 2008.
Gjithashtu, në botë dhe në Angli ka shumë shembuj dhe raste kur njerëzit ose kanë fare pak ose aspak njohuri për Shqipërinë. Nuk është për t’u habitur që shumë prej tyre mund të kenë edhe perceptime jo të sakta apo të vjetra, të tejkaluara nga koha, rreth situatës aktuale, si duken e janë gjërat në Shqipëri, si dhe rreth çfarë ka bërë, ç’rrugë ka përshkuar dhe çfarë dëshiron të arrijë Shqipëria në të ardhmen.
Duke pasur parasysh këtë fakt, si dhe nevojën dhe dëshirën që ka vendi dhe populli ynë për të rritur nivelin ekonomik, për të përmirësuar infrastrukturën, për të rritur prodhimin, etj., në përputhje edhe me objektivat e zhvillimit ekonomik të qeverisë dhe shtetit, ideja është që të përpiqemi të promovojmë investimet e huaja në drejtim të Shqipërisë. Qëllimi është t’u tregojmë njerëzve që Shqipëria sot është një destinacion interesant dhe tërheqës, që aty ka dhe ofrohen shumë mundësi dhe oportunitete, se kushtet tashmë janë pjekur dhe se Shqipëria, institucionet e saj, komuniteti i biznesit vendas dhe populli shqiptar në përgjithësi, janë të përgatitur dhe të gatshëm për të punuar me botën, ashtu siç e presin ata.
Përse është zgjidhur pikërisht Londra për këtë forum?
Londra nuk u zgjodh. Unë punoj në Londër. Idenë dhe iniciativën nuk mund ta merrja për të organizuar një forum të tillë diku tjetër. Londra, mbi të gjitha, është pika qendrore e investimeve globale: 35 % e gjithë investimeve globale bëhen nga City, që është qendra bankare dhe investuese e Londrës. Londra është qyteti që vibron më shumë se çdo qytet tjetër në dinamizmin e financës dhe të biznesit, ku janë të përfaqësuar në nivelet më të lartë gjithë bankat dhe kompanitë më të mëdha të botës. Këtë e ndjen çdo ditë, kudo në Londër. Londra po ashtu është një qytet që pasqyron një diversitet, një multi-kulturë dhe një tolerancë të përkryer, ndërkohë që ofron edhe një traditë jashtëzakonisht të vjetër e të lartë qytetërimi, demokracie, kulture dhe historie të një populli e vendi tepër dinamik dhe të suksesshëm. Të tillë e konsiderojnë atë, gjithë vendet e tjera. Londra ka, në krahasim me gjithë kryeqytetet e tjera të mëdha, numrin më të madh të përfaqësive diplomatike, çdo shtet i botës është i përfaqësuar diplomatikisht në Londër me nivelet më të larta të mundshme. Londra është dhe do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Çfarë do të bëhet konkretisht në këtë forum për të arritur këtë qëllim?
Unë e shikoj këtë forum si një rast shumë të mirë për t’u shfrytëzuar për të bërë një “briefing” – për të dhënë informacion të hollësishëm për vendin tonë sot, ashtu siç është ai, për transformimet që janë bërë, për vizionin dhe perspektivat për të ardhmen e vendit dhe për të parë që të përfshihen në këtë vizion kryesisht biznesi anglez, por edhe ai ndërkombëtar, përfshirë edhe diasporën. Niveli i marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit midis dy vendeve tona, krahasuar me ato të shkëlqyeshme politike, nuk është në nivelin që do të dëshironim, ndonëse në fakt tani ekzistojnë mundësitë. Këtë po përpiqemi të nxisim, të promovojmë sa më shumë. Vendi ynë sipas gjithë vlerësimeve dhe analizave, është në një stad të mirë progresi dhe ekonomie nga ku tani pritet dhe duhet të lançohet medoemos ardhja e investimeve të huaja. Dhe kjo ka filluar në fakt.
Për këtë arsye, janë zgjedhur si fusha për këtë forum katër shtylla të zhvillimit ekonomik të vendit, pa zhvillimin e të cilave nuk mund të këtë zhvillim të përgjithshëm askund: a) financa dhe sistemi bankar, b) ekonomia, energjia dhe minierat, c) transportet dhe komunikacionet, dhe, c) turizmi dhe shërbimet e biznesit. Në të katër këto fusha, mendoj, është një rast tepër i mirë për të informuar investitorët potencialë nga Anglia dhe vende të tjera, se çfarë po ndodh, cilët janë planet dhe perspektivat e zhvillimit, në këto sektorë jetikë për çdo vend.
Me zërin e kujt do të përfaqësohet Shqipëria në këtë forum, dhe cilët do jenë delegatët e pjesëmarrësit nga Anglia?
Do të marrin pjesë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Transporteve, Komunikacioneve dhe Punëve Publike, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, Zëvendësministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, drejtori i KESH-it, drejtori i Albinvest-it, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, një numër drejtuesish të biznesit të madh dhe të suksesshëm të huaj në Shqipëri, si dhe po ashtu atij shqiptar, etj., të cilët do të jenë edhe folës kryesorë në forum, sipas sesioneve respektive, ku edhe do t’u përgjigjen pyetjeve të delegatëve pjesëmarrës.
Jam shume i gëzuar që kam pasur reagim tepër pozitiv nga një numër mjaft më i lartë sa ç’e mendoja kur e nisëm këtë punë. Eshtë konfirmuar me shkrim pjesëmarrja e rreth 150 përfaqësuesve të firmave të biznesit, të bankave angleze, ndërkombëtare dhe të huaja që operojnë në Londër, të politikës, parlamentit dhe Dhomës së Lordëve, të institucioneve, të niveleve akademike universiteteve që përgatisin njerëz për fushat bankare dhe të biznesit, të medias, etj. Forumin do ta hap Zëvendëskryetari i Grupit Gjithëpartiak i Parlamentit Anglez për Shqipërinë, pasuar nga Zëvendëspresidenti i Parë i BERZH-it, dy seancat e para do drejtohen nga parlamentarë anglezë dhe drejtor bordi i BERZH-it.
Rëndësi shumë të madhe ka për ne niveli i delegatëve, pasi të gjithë janë drejtorë të përgjithshëm, drejtorë ekzekutivë, shefa departamentesh dhe sektorësh, që do të thotë nivele që marrin vendime. Në total, do të ketë rreth 180 delegatë, për të cilët do të jepet një pritje gala në darkë, në një nga sallat e Parlamentit anglez me këtë rast.
Londra është një nga dy qytetet më të shtrenjtë në botë. Aty gjithçka kushton tepër shtrenjtë. Çfarë mbështetje keni pasur, me ç’fonde e organizoni këtë forum në Londër?
Kam pasur mbështetje nga titullarët e ministrive që marrin pjesë sa i përket sigurimit të pjesëmarrjes dhe të prezantimeve që do të bëjnë për fushat që mbulojnë. Në sensin që pyesni ju, është e vërtetë që në Londër gjithçka kushton shume. Ky forum, në gjithë aspektet e organizmit të tij në një qytet si Londra, nuk do të mund të realizohej sikur mos kish qenë sponsorizuesi kryesor – “Raiffeisen Bank”, dhe i sponsorizimeve të tjera nga Fondi Shiptaro-Amerikan i Investimeve, i firmës austriake “Strabbag”, “Trema Engineering”, “British Airways”, “Birra Korça”, dhe i disa bizneseve të tjera private kontaktuar përmes Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës. Një ndihmë të madhe veçanërisht ka dhënë kompania angleze “Developing Market Associates” (DMA), e specializuar për organizim evenimentesh të tilla, me të cilën kemi bashkëpunuar ngushtë prej 6 muajsh. Pa ta, organizimi dhe menaxhimi i këtij aktiviteti do të qe i pamundur. Këta të gjithë dua t’i falënderoj sinqerisht dhe përzemërsisht.