Uniformat e reja, stema e policisë, e cunguar
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Një nga mangësitë më të mëdha që duket se specialistët kanë vënë rë në uniformën e re të dizenjuar për Policinë e Shtetit shqiptar është dhe stema, një nga komponentët kryesorë të veshjes së uniformave blu. Edhe kjo, me rregulloren e re ndryshon rrënjësisht, por ndryshe nga e vjetra i mungojnë detaje teknike, të cilat janë shumë të rëndësishme për një uniformë profesionale. Specialistët konstatojnë se stemës i hiqet emërtimi “Policia e Shtetit-Shqipëri, për tu zëvendësuar thjesht me emërtimin “POLICIA”, gjë që e bën stemën të cunguar, por dhe në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. Këtë gjë e pohon, nënkomisari Sokrat Boçi. Ai thotë se, qeveria shqiptare me vendimin e saj numër 79, datë 21.1.2009 heq nga përdorimi fjalët “Policia e Shtetit-Shqipëri”. Me ligjin nr. 8353, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit” Parlamenti i Republikës së Shqipërisë pagëzoi policisë shqiptare me emrin “Policia e Shtetit-Shqipëri”. Në dispozitat e saj ky ligj, sipas neneve përcaktonte simbolet, gradat, uniformën dhe shenjat e policisë etj. Në zbatim të këtij ligji, Qeveria me vendimin e saj numër 592, datë 2.11.200 vendosi dhe miratoi Stemën e Policisë së Shtetit.
Mangësitë në përshkrim
Sipas nënkomisarit Boçi, modeli dhe elementët përbërës të stemës së policisë së shtetit do të kishin këtë përshkrim: Stema është në formën e një mburoje me përmasa 7x9.5 cm. Pjesa e sipërme është e drejtë, ndërsa pjesa e poshtme është ovale. Fusha është me ngjyrë të kuqe dhe në mes është vendosur figura e një shqiponje me vështrim nga e majta. Shqiponja është në ngjyrë të zezë me sqep dhe ngjyrë të verdhë. Në pjesën e poshtme të Shqiponjës janë vendosur horizontalisht dy shirita në ngjyrë blu. Stema konturohet nga një shirit në ngjyrë të artë. Poshtë, jashtë stemës gjatë përdorimit të saj shënohen me germa kapitale fjalët ““Policia e Shtetit-Shqipëri”. Sipas tij, nga struktura të tjera me uniformë të krijuara me shumicë me emërtimin “POLICIA” (jo e Shtetit), që veprojnë në territorin e republikës së Shqipërisë kanë stemat e tyre dhe gjatë përdorimit të tyre kanë të shënuar me germa kapitale fjalët p.sh: “POLICIA E BURGJEVE”, “POLICIA TATIMORE”, “POLICIA PYJORE”, etj. Ndërsa, Policia e Shtetit e ka thjesht të shënuar “POLICIA”. Kjo sepse, në zbatim të ligjit të ri nr 9749, datë 04. 06..2007 “Për policinë e Shtetit” Qeveria më vendimin e saj nr. 79, datë 21.1.2009 ka vendosur përdorimin e fjalës “POLICIA”. Policia e kujt? Me këtë emërtesë ne ktheheni 11 vjet pas, ku fjala POLICIA përdorej në stemën e policisë së miratuar me VKM nr. 332, datë 2.6.1998, (por e shfuqizuar me vendim qeverie datë 2.11.200).
Emërtimi
Sipas nënkomisarit, policia shqiptare me ligj emërtohet POLICIA E SHTETIT. Në stemën e Policisë së Shtetit më përshtat do të shkonte përdorimi i fjalëve “Policia e Shtetit-Shqipëri”. Gjithsesi, më e pranueshme në stemën e Policisë së Shtetit do të ishte përdorimi thjesht i fjalëve Policia e Shtetit. Kjo pasi, si ligji i mëparshëm nr. 8553, datë 25.11.1999, ashtu dhe ligji i aktual nr. 9749, datë 04.06.2007 emërtohen “Për Policinë e Shtetit”. Boçi thotë se, me vendimin e janarit të vitit 2009 Qeveria shqiptare ka vendosur miratimin e stemës së Policisë së Shtetit, pa formën e përmasat e saj. Në kundërshtim me përcaktimin, që i është dhënë në ligjin nr. 8926, datë 22.07.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e Himnit Kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku u shkel ligji
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 79, datë 21 1. 2009 nuk ka përcaktuar formën dhe përmasat për stemat sipas shërbimeve si stema e departamentit të kufirit, stema e policisë së Rendit, stema e policisë rrugore, Stema e Forcave speciale, Stema e FNSH-së, logoja e policisë dhe për elementë të tjerë. Qeveria me këtë vendim pa format dhe përmasat ka miratuar dhe gradat, sipas niveleve në Policinë e Shtetit, si dhe shenjat dhe elemente të tjera. (Distrikti i identifikimit dhe shenjat e mbiemrit). Hyri në histori “Policia e Shtetit-Shqipëri”. Është e vetmja polici në Ballkan Evropë dhe në të gjithë botën, që një vendim qeverie (VKM nr.79, datë 21.01. 2009), nuk përcakton formën dhe përmasat e stemave e të gjitha llojeve, gradave etj., që do të kenë në përdorim punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010