Uniformat e reja, 7800 policë në punë me ‘funde’
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Policia e Shtetit edhe pse nuk i ka vënë në zbatim ende uniformat e reja, ka përcaktuar një rregullore të brendshme, e cila mbaj firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Por, kjo rregullore rezulton të ketë gabime strukturore, por dhe ligjore, që bien në kundërshtim hera-herës me vendimet përkatëse të Qeverisë, e po ashtu dhe me ligjin ‘Për Policinë e Shtetit’, apo me vetë Kushtetutën e vendit. Madje, në rregulloren e re, Për Uniformën e Policisë së Shtetit, ndër të tjera vihet re, që përbërja e uniformës operacionale për meshkuj, përbëhet edhe nga funde, ku duke ju referuar asaj, i bie që 7800 punonjës të Policisë së Shtetit, pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje të paraqiten në punë me një uniformë me xhaketë dhe fund. Edhe pse duket paksa qesharake, nënkomisari Sokrat Boçi, ish-specialist veshmbathje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e konsideron këtë një gafë të radhës, pasi sipas tij në këtë rregullore ka gabime shumë më të rënda, duke nisur nga shkelja e kompetencave e deri në shkeljen e ligjit. “Në rregulloren e re për uniformën e Policisë së Shtetit’, Neni 2.2, pika b, për uniformën bazë operacionale-meshkuj-dimërore: Pika “d” vihet re se punonjësi i policisë do të ketë në përdorim dhe fund (faqja 24 nga 51). Çka të lë të kuptosh se si rregull, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, punonjësit e policisë-meshkuj, lejohet të shkojnë në punë të veshur edhe me ‘funde femrash’. Për të shumë, Boçi sqaron për “Ballkan’ të gjitha detajet teknike të kësaj rregulloreje, dhe pse ajo, sipas tij nuk është rigoroze për të prezantuar një polici profesionale dhe me dinjitet.
Z.Sokrat Boçi, a është e vërtetë që rregullorja e re ‘për uniformat e punonjësve të policisë rezulton me gabime?
Kjo është krejtësisht e vërtetë. Zoti Hysni Burgaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, jo vetëm që shpërdoron detyrën, por urdhëron lejimin e punonjësve të Policisë së Shtetit të shkojnë në detyrë edhe me “funde”. Nxjerrja e urdhrit për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit duhet të mbështetet në Vendimin e Këshillit të Ministrave që ka miratuar uniformën e policisë (shkak-pasojë). Në rastin konkret me VKM nr.79, datë 21.01.2009 (se ky vendim ka miratuar uniformën e policisë). Mirëpo, z.Hysni Burgaj duke shpërdoruar detyrën merr mbi vete përsëri përgjegjësitë, këtë radhë në pozicionin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë.
Çfarë date mban miratimi i kësaj rregulloreje?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj nxjerr urdhrin nr.218, datë 09.02.2010, “Për miratimin e rregullores së uniformave të Policisë së Shtetit”. Me disa ndryshime të miratimit antiligjor të rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit me urdhër Nr. 219, datë 09.02.2009 të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj me disa ndryshime nga paraardhësi i tij që me urdhër Nr.97, datë 16.02. 2009 ka miratuar normat e uniformës së Policisë së Shtetit ka gjetur mbështetje të; Nenit 10 (fonde të veçanta), të ligjit 9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, i cili shprehet: A. Buxheti i Policisë së Shtetit ka një zë të veçantë për pagesën e personave për rastet e operacioneve të veçanta policore dhe për informatorët.
B-Këto fonde administrohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në bazë të rregullave dhe kritereve të përcaktuara me udhëzim të Ministrit. Mirëpo, neni 10 nuk parashikon kompetenca që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformave të Policisë së Shtetit.
Neni 20 (Drejtori i Përgjithshëm i Policisë) i ligjit Nr.9749, datë 04.06.2007 “Për policinë e Shtetit”, i cili shprehet: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i policisë. Mirëpo neni 20 nuk parashikon kompetencë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit.
Ju pra, akuzoni se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka tejkaluar kompetencat, me nxjerrjen e urdhrit për miratimin e kësaj rregulloreje?
Patjetër që po. Duke ju referuar nenit 105 (Përcaktimi i aktit administrativ individual) të ligjit Nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, i cili shprehet: Për qëllimet e këtij ligji, do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale. Mirëpo, neni 105 nuk parashikon kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit. Po kështu, neni 56 (përdorimi i uniformës së policisë) të urdhrit të Ministrit të Brendshëm Nr. 1404 datë 09.12.2008 “për miratimin e rregullores së brendshme të Policisë së Shtetit”, i cili shprehet: Kanë të drejtë të përdorin dhe veshin uniformën e Policisë së Shtetit vetëm punonjësit që kanë gradë policie. Rregullat për mbajtjen dhe përdorimin e uniformës përcaktohen në rregulloren e uniformës. Pra, neni 56 nuk parashikon kompetenca, që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të nxjerrë urdhër për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit.
Rregullorja e brendshme e policisë
për uniformat, ja shkeljet teknike
Nënkomisari Sokrat Boçi, ish-specialist veshmbathje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë sqaron të gjitha gabimet që kanë bërë gjatë hartimit të rregullores së brendshme të policisë për uniformat e Policisë së Shtetit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, zoti Hysni Burgaj ka shpërdoruar detyrën, pasi ka marrë mbi vete përgjegjësi për të nxjerrë urdhër të pa bazuar, të paligjshëm (Urdhri nr. 218, datë 09.02.2010 “Për miratimin e rregullores së uniformës së Policisë së Shtetit”. Urdhër nr. 218 datë 09.02.2010, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga mungesa e theksuar e profesionalizmit, në këtë rregullore pasqyrohen artikuj të normuar të uniformës të miratuar një vit më parë me urdhër nr.97, datë 16.02.2009, të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ahmet Prençi, si dhe një fotografi polici të veshur me uniformë. Vetëm me kaq të dhëna mundësohet të identifikohet punonjësi i Policisë së Shtetit. Një polici e tërë, që nga kjo rregullore e uniformës, minimalisht nuk mëson dot të dijë as ngjyrën bazë karakteristike të tekstileve të uniformës bazë të tyre”, thotë Boçi. Po sipas tij, uniforma e mirë e Policisë së Shtetit lind nga identiteti, nga rregulli dhe kujdesi’, pasi prezantohet shteti. Veç të tjerave, rregulloret e uniformës së policive në botë trajtojnë teknikisht të zbërthyer dhe disa të dhëna në lidhje me modelet e uniformës, lëndët e para tekstile (struktura) dhe ngjyrat e tyre do të përdoren për prodhimin e uniformës së policisë, si dhe shenjat konvencionale të trajtimit të tyre (larje, hekurosje, etj.) Trajtojnë disa të dhëna në lidhje me përmasat bazë trupore të uniformës “prerjet gjoks/gjatësi). Të dhëna për format dhe përmasat e shenjave simboleve, gradave emblemave etj. Trajtojnë mënyrën e mbajtjes së uniformës dhe mënyrën e vendosjes në uniformë të shenjave, simboleve, gradave, emblemës, etj. Vetëm kështu tregohet saktë se punonjësit e policisë të njohin uniformën e tyre, të vishen në përputhje me përmasat e tyre trupore dhe ta mbajnë pastër atë. Po kështu, dhe me këpucët, etj. Të njohin simbolet, gradat, stemën çdo element tjetër përbërës të uniformës dhe shenjat dalluese, si shenja identifikimi “(format dhe përmasat e tyre). Simbolet, elementët e shenjave dalluese në uniformën e punonjësit të Policisë së shtetit, identifikimin e tyre nga përmbajtja kuptimore (se çfarë përfaqësojnë), ato shprehin identitetin kombëtar. Uniforma e punonjësit të Policisë së Shtetit (produkt me identitet) është kuptimplotë. Pikërisht këtu njohja fillon kuptimin. Mirëpo të dhënat e mësipërme të domosdoshme mungojnë në rregulloren e re të uniformës së Policisë së Shtetit.
Rregullorja e re, ku
parashikohet veshja e fundit
2.2-b Uniforma bazë operacionale-meshkuj-dimërore
Përbërja
a. Xhup operacional
b. Xhaketë
c. Pantallona
d. Fund!!!
e. Kapele
f. Kravatë
g. Këmishë më mëngë të gjata të bardhë
h. Këmishë më mëngë të gjata bojë qielli
i. Bluza pambuku me mëngë të gjata
j. Pulovër e trikotuar
k. Rrip pantallonash
l. Rrip multifunksional
m. Jelek multifunksional
n. Këpucë gjysma dimërore
o. Çorape blu ose të zeza
p. Kostum shërbimi douku
q. Këpucë me qafa
r. Pelerinë shiu
s. Doreza lëkure
t. Dekoracione
-Gradat
-Emblema
-Stema e Policisë së Shtetit
-Stema e Shërbimit
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010