Fluturon, fluturon Ammann

Simon Amman i Zvicrës fitoi medaljen e tij të dytë të artë në kërcim me ski dhe hyri në histori të Lojërave Olimpike Dimërore. 28-vjeçari triumfoi në kërcimoren e madhe në Whistler dhe u bë i pari që fitoi katër medalje të arta individuale dhe ngadhënjeu në të dyja kërcimoret gjatë një olimpiade dimërore.
Amman kërceu 144 metra dhe 138 metra dhe fitoi me total prej 283.5 pikë. Adam Malysz nga Polonia humbi një tjetër mundësi për medaljen e tij të parë të artë olimpike, duke marrë medaljen e argjendtë për herë të tretë në karrierë me 269.4 pikë me 137 metra dhe 133.5 metra.
Austriaku Gregor Schlierenzauer kompletoi podiumin identik nga gara e javës së kaluar në kërcimoren normale me medaljen e bronztë, pas 130.5 metra dhe 136 metra për 262.2 pikë.
Ammann fitoi dy medaljet e para të tij olimpike në vitin 2002. Superfuqia alpine, Austria fitoi medaljen e parë të artë olimpike në Lojërat 2010, kur Andrea Fischbacher fitoi garën e femrave në supersllallom.
Fischbacher shënoi kohë fituese prej 1 minutë 20.14 sekonda. Tina Maze nga Sllovenia i siguroi shtetit të saj medaljen e parë të argjendtë në gara alpine, duke përfunduar 0.49 sekonda prapa Fischbacheresit. Favoritja Lindsey Vonn nga Amerika u desh të ngushëllohej me medaljen e bronztë.
Në garën e vrapimeve me ski në disiplinën 30 km në ndjekje (15 km stil klasik dhe 15 km stil i lirë), medaljen e artë e fitoi Marcus Hellner nga Suedia. E argjendta i takoi gjermanit Tobias Angerer, ndërsa suedezi tjetër, Johan Olsson mori të bronztën.
Ndërsa, Jug koreania Zhou Yang fitoi garën në rrëshqitje të shpejtë me patina në 1000 metra. Bashkëkombasja e saj, Lee Eun-Byul ishte i dyta para koreanes tjetër, Park Seung-Hi që fitoi medaljen e bronztë. Lee Jung-Su nga Koreja Jugore fitoi medaljen e tij të dytë të Lojërave duke triumfuar në garën në rrëshqitje të shpejtë me patina në 1000 metra.
Lee e kaloi cakun para bashkëkombësit të tij, Lee Ho-seok në rekord të ri olimpik prej 1 minutë e 23.747 sekonda. Amerikani Apolo Ohno përfundoi i treti dhe mori medaljen e bronztë. Mark Tuitert nga Holanda e mposhti amerikanin Shani Davis në garën e rrëshqitjes së shpejtë me patina në 1500 metra. Havart Bokko nga Norvegjia mori medaljen e bronztë.
SHBA 6 7 10 23
Gjermania 4 6 4 14
Norvegjia 5 3 3 11
Koreja 4 4 1 9
Kanada 4 3 1 8
Austria 2 2 3 7
Franca 2 1 4 7
Suedia 3 1 2 6
Zvicra 4 0 1 5
Kina 3 1 1 5