E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët e FIFA-s: Testet, të shtrenjta dhe joefikase

Dopingu

Tentativat e FIFA-s për të luftuar përdorimin e substancave të ndaluara në futbollin modern nuk po japin rezultatet e dëshiruara. Politika e luftës ndaj dopingut me kontrolle sistematike dhe individuale ndaj lojtarëve kushton “22 milionë euro (30 milionë dollarë amerikanë) në vit dhe nuk është efikase”. Ky fakt është konfirmuar nga Jiri Dvorak, përgjegjësi i komisionit mjekësor pranë institucionit që drejton futbollin botëror, në një kongres të zhvilluar në San Siti. Ai theksoi se çdo vit zhvillohen 33 mijë teste antidoping, ndërsa kostoja e secilës kap shifrën njëmijë dollarë. Nga të gjitha kontrollet, vetëm 10 raste (0.03 për qind) rezultojnë pozitivë për përdorim steroidësh. “Mendojmë se kontrollet individuale dhe sistematike gjatë dhe pas aktiviteteve nuk sjellin rezultatet e dëshiruara, deklaroi Dvorak. Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte rikthimi te testimet me zgjedhjen e rastësishme të sportistëve (ose në bazë të paraqitjeve në fushë) dhe që zhvillohen pa asnjë lloj paralajmërimi”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›