E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fly Emirates", miliona për kuqezinjtë

Përveç merkatos së futbollistëve, te Milani po zhvillohen edhe bisedime të tjera. Grupi "Fly Emirates", kompania që kontrollohet nga sheiku Ahmed bin Saed Al Maktum, është i gatshëm të luajë një rol aktiv te klubi kuqezi. Sipas "Il Sole 24 ore", ai mendon të bëjë sponsorizime multimilionere te Milani. Objektivi i "Fly Emirates" është që fillimisht të bëhet sponsori kryesor i klubit në rrugën "Turati", duke zëvendësuar "Bwin". Kompania e basteve derdh në arkat e kuqezinjve rreth 10 milionë euro, ndërsa arabët premtojnë dyfishin. Më pas dinastia Al Maktum synon të marrë një pjesë të aksioneve, ku me një ofertë 400 milionë euro, ata do të zotëronin 40 për qind të klubit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›