E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/ Për të qeverisur Nju-Jorkun, rishfaqet kandidatura legjendare e Rudolf Xhulianit

I ndodhur për një vizitë në Dubai, Rudy Giuliani tha të dielën në një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion amerikan, se ai po merr në konsideratë të gjitha opcionet e tij personale për të kandiduar për guvernator të Nju-Jorkut, edhe pse ai në janar në Florida, e humbi kandimin brendapartiak, për presidenti i ShBA. "Asnjeri nuk e di se kur dhe sesi diçka që ke menduar gjithmonë deri tani; më në fund edhe të rikthehet përsëri në mundësit e të bëhet nesër alternativa kryesore " tha Guiliani, teksa vijoi të tregojë se ai ka shqyrtuar tashmë si me kolegët brenda Partisë Republikane, por edhe me ata në shtetin ku ai ka vendosur të shpallë kandidaturën, sapo të kthehet nga Dubai. Ai gjithsesi në intervistë nuk tha se çfarë strategjie ka zgjedhur për të fituar postin e guvernatorit të Nju-Jorkut, post ky që deri tani drejtohet me mandatin e mbetur për t’u përfunduar deri në fund të viti 2009, nga ish-zëvendës/guvernatori David Paterson. Gualiani nuk deshi të komentojë pyetjen nëse atij i është ofruar ndonjë post në administratën e presidentit të ri Barack Obama, duke thënë se nuk ka "ndërmend t'u përgjigje të ashtuquajturave pyetje hipopetike". Rudy Giuliani pranoi gjithashtu se ende atij nuk i ka "vdekur" ëndrra per t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Duke nënvizuar, se ai po përgatitet gjatë këtyre katër vjetëve të jetë përsëri një kandidat i fuqishëm nga kampi republikan në zgjedhjet e 2012-s. Siç dihet njëri prej 50 shteteve federale Nju-Jorku, ka disa muaj që udhëhiqet nga zëvendës-guvernatori David Paterson, i cili nuk njihet shumë jashtë këtij shteti. Ai ka qenë senator dhe do të jetë i pari guvernator afro-amerikan i New Yorkut, dhe i pari person i verbër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merr një post të tillë. Ligjvënësit në New York e kanë mbështetur zotin Peterson. Shteti i madh u trondit thellë nga skandali seksual i Guvernorit që solli dorëheqjen para disa muajve të Eliot Spitzerit. Guvernori i Nju Jorkut Spitzer e pranoi ne nje konference shtypi ne Manhatan se kishte paguar deri në 5 mijë dollarë për të shkuar me një prostitutë në një hotel të shtrenjtë në afëri të Virxhinias. Ai e bëri deklaraten, megjithëse ne krah te tij qendronte edhe e shoqja Linda, e cila vendosi gjithsesi të mos e "shkatërronte" familjen. Spitzer, 48 vjec eshte baba i tre vajzave. Spitzer u zevendesua sipas ligjeve shtetërore nga zëvendës-guvernatori David Paterson.
Lidhur me kete ceshtje mund te shtohet gjithashtu se Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg shkaktoi debate të shumta politike me vendimin e tij për të ndryshuar një nga ligjet e shtetit të Nju -Jorkut, ku deri më tani asnjë kryetar Bashkie nuk ka pasur të drejtë të jetë kryetar bashkie më shumë se dy mandate. Ndryshimi që i bëri këshilli bashkiak këtij ligji më propozimin e zotit Blomberg, ka nxitur spekulime se ai e bëri propozimin që të hyjë vetë në garën e ardhshme për kryetar Bashkie, kësaj radhe si kandidat i pavarur. Një grup avokatësh të Nju Jorkut, thuhet se kanë hedhur në gjyq kryetarin e bashkisë për këtë ndryshim liigji. Zoti Bloomberg është mjaft i njohur në Nju Jork por jo shumë i njohur në pjesë të tjera të SHBA-ve. Por ka disa ekspertë politikë që besojnë se idetë e tij konservatore për buxhetin, e kombinuar kjo me pikëpamjet më liberale për aspektet sociale, mund të tërheqin vemendjen edhe kësaj radhe tek votuesit njujorkez.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›