Projektbuxheti i shëndetësisë për 2009-ën, rritet me 10.4 %
Autori i Lajmit: red.
Projektbuxheti i shëndetësisë për vitin 2009 parashikon një fond prej 25.567.930.000 lekësh. Fondi i përgjithshëm për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2009, në krahasim me buxhetin suplementar të vitit 2008, është parashikuar të rritet në masën 10.4 %, duke përfaqësuar 2.1 % të PBB-së. Shpenzimet e personelit për vitin 2009 janë parashikuar në masën 2.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për mallra dhe shërbime në masën 1,64 miliard lekë. Gjatë vitit 2008, pagat e profesoratit të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë u rritën me 4.14 %, pagat e mjekëve me 12.28 %, të infermierëve me 12 % dhe të stafit mbështetës me rreth 11 %. Për sa u përket shpenzimeve kapitale buxheti i kësaj ministrie për vitin 2009, është 4,3 miliardë lekë ose 22.9 % më shumë se viti 2008, duke u përqëndruar në shërbimet kryesore shëndetësore; përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit parësor, përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit të kujdesit dytësor (spitalet), si dhe në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Objektivat kryesore që synohen të arrihen gjatë vitit 2009 janë monitorimi i aktiviteteve të Drejtorive të Shëndetit Publik të qarqeve, bazuar në standardet shëndetësore; pilotimi i standardeve, mbikëqyrjes dhe procedurave akredituese në tre spitale; zbatimi i planit afatmesëm të përafrimit të legjislacionit; ruajtja dhe përmirësimi i funksionimit të të gjithë strukturave të kujdesit spitalor me shtretër; plotësimi i nevojave për 50 për qind të pacientëve me aktivitet rehabilitues dhe integrues; plotësimi 100% me barna dhe pajisje mjekësore (sipas një seti të standardizuar) të shërbimit të urgjencës mjekësore në të gjithë vendin; arritja e vetëmjaftueshmërisë kombëtare me gjak me 25000 dhurime vullnetare për vitin 2009, etj.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008