Godina e Juridikut rrezikon shembjen, studentët bojkotojnë mësimin
Autori i Lajmit: red.
Pretendohet se shkak për këtë situatë është bërë mosrespektimi i parametrave inxhinierikë në realizimin e shtesës së Fakultetit të Shkencave Sociale, e cila është ngritur pranë kësaj godine. Por të rinjtë mendojnë gjithashtu se plasaritjet mund të jenë provokuar edhe nga ndërtimi i disa pallateve pas godinës së fakultetit”
Rreth 3000 studentë të Fakulteteve të Shkencave Sociale dhe të Drejtësisë prej dy ditësh kanë pezulluar mësimin, pasi ndihen të rrezikuar nga çarja e mureve të ndërtesës. Përballë kësaj situate, kancelari i Fakultetit Juridik ka thënë dje se pritet raporti teknik i inxhinierëve, të cilët do të përcaktojnë nëse kjo godinë është e sigurt ose jo. "Presim një vlerësim të ekspertëve për të dhënë një garanci ose mosgaranci për godinën dhe deri atëherë shtyhet procesi mësimor", - tha kancelari Ardian Gjoni duke shtuar se në këto kushte nuk ka një afat të përcaktuar qartë se kur do të rinisë mësimi. Po dje, ka reaguar edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Dhori Karaj, dhe ai i Fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi, të cilët janë shprehur “se jemi në pritje të verifikimit të parametrave inxhinierikë të ndërtesës, një vendim i marrë në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Tiranës”. Një javë më parë, anëtarët e Senatit të Universitetit të Tiranës kërkuan ngritjen e një grupi me inxhinierë për të verifikuar strukturën e shtesës së godinës së Fakultetit. Kaçupi tha se “i kemi dërguar shkresën përkatëse rektoratit të Universitetit të Tiranës, të cilën e kemi njohur me problemin”. “Këtë problem e kemi denoncuar edhe në prokurori dhe presim grupin e ekspertëve që të inspektojnë dhe të shohin situatën në vend”, - tha Karaj. Edhe studentët e këtyre fakulteteve kërkojnë marrjen e masave, pasi ndihen të rrezikuar nga çarja e mureve të ndërtesës. Qeveria Studentore pretendon se shkak për këtë situatë është bërë mosrespektimi i parametrave inxhinierikë në realizimin e shtesës së Fakultetit të Shkencave Sociale, e cila është ngritur pranë kësaj godine. Të rinjtë mendojnë gjithashtu se plasaritjet mund të jenë provokuar edhe nga ndërtimi i disa pallateve pas godinës së fakultetit.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008