OSBE: Zgjedhjet nuk mund t’u nënshtrohen presioneve politike

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shuan shpresat për një rinegociim të Kodit Zgjedhor, për të tentuar një ligj të ri, me një konsensus më të gjerë, se ai i arritur në Komisionin e Posaçëm të Reformës
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka vlerësuar si një arritje Kodin Zgjedhor që pritet të miratohet nga Parlamenti, ndërsa diskutimet ndaj tij, nuk duhet të bëhen në formën e presioneve nga ndonjë grupim i mundshëm. Këtë qëndrim të prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e ka shprehur dje nëpërmjet një njoftimi zyrtar të shpërndarë për mediat.
“Prezenca e OSBE-së përsërit sërish se është e mendimit se drafti i Kodit Zgjedhor, i cili është përgatitur nga vetë shqiptarët, është një arritje, por se ai ka ende nevoje për t’u akorduar më mirë. Për këtë arsye, ai duhet të diskutohet në forumin e duhur nga partitë, por pa presion nga ndonjë grupim”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.
Më tej, OSBE, vlerëson se miratimi I Kodit Zgjedhor, është vendim i Parlamentit shqiptar. “Prezenca e OSBE-se thekson sërish se Kodi, si në çdo demokraci, do të
jetë vendim i Parlamentit shqiptar”, përfundon deklarata zyrtare e prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Disa ditë më parë komisioni i posaçëm parlamentar miratoi Kodin e ri Zgjedhor, i cili do t'i paraqitet për miratim Kuvendit të Shqipërisë. Hartimi i këtij kodi, ka ngjallur debate politike, ndërsa 10 deputetët prej disa ditësh kanë hyrë në një grevë urie, nëpërmjet të cilës kundërshtojnë këtë kod.
...