ISHP: Studim kombëtar mbi përdoruesit e drogave
Autori i Lajmit: red.
Instituti i Shëndetit Publik pritet të nisë së shpejti një studim kombëtar mbi numrin e përdoruesve të drogave. "ISHP po tenton gjithashtu të kryejë edhe një studim për përdorimin e lëndëve narkotike, duke u bazuar tek adoleshentët në mënyrë specifike", bëjnë të ditur burime nga ISHP. Sipas tyre, "aktualisht nuk ka shifra të sakta mbi numrin e përdoruesve të drogave, po ashtu edhe për adoleshentët, ndërkohë që shifrat që qarkullojnë konsiderohen të pabazuara në studime profesionale". Ndërkohë, ISHP ka zhvilluar fazën e parë të një cikli trajnimesh me adoleshentë në kuadrin e parandalimit të këtij fenomeni. Trajnimet e zhvilluara në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Lushnje, Kavajë, etj, pritet të shtrihen dhe në qytete të tjera, duke konsideruar se adoleshenca është një moshë shumë e rrezikur për të rënë "pre" e përdorimit të drogave. Sipas të dhënave nga ISHP, përgjatë viteve 1995-2007, numri i pacientëve (përdorues të drogave) të trajtuar arrin në 2961, në 14 808 episode trajtimi. "Vetëm për vitin 2008 janë kryer 1085 episode trajtimi, ku janë trajtuar 217 pacientë", thanë burimet. Për sa i përket moshës së përdoruesve të drogës, sipas ISHP-së, vihet re një ulje e moshës së fillimit të përdorimit. Kështu, nga të dhënat rezulton se 96 % e përdoruesve të drogës janë nën 40 vjeç, ku dominon mosha 19-30 vjeç me 60%. "Për shkak të mbidozës, në Shqipëri, çdo vit vdesin rreth 10-12 përdorues droge", pohojnë burimet nga ISHP, sipas të cilave, për sa i përket mënyrës së marrjes së drogës, ka një rritje të vazhdueshme të përdorimit intravenoz të drogës (këtu kemi parasysh në pjesën dërrmuese heroinën). Aktualisht, mbi 70% e përdoruesve të drogave e marrin atë me injektim. Gjithashtu, po sipas burimeve nga ISHP, vihet re një rritje e numrit të "përdoruesve veteranë", apo të "përdoruesve me karrierë të gjatë". Ndërkohë, për sa u përket llojeve të drogave të përdorura, rreth 90% e pacientëve që kërkojnë trajtim, janë përdorues të opiateve, kryesisht të heroinës. Të dhënat tregojnë se ka një rritje të lehtë të përdoruesve të kokainës, ndërkohë që vihet re rritje në përdorimin e drogave sintetike si amfetaminat, ketaminat, etj.
Trajtimi i përdoruesve të drogave
Në Qendrën e Toksikologjisë kanë marrë trajtim përdorues droge nga e gjithë Shqipëria. "Kryesisht përdoruesit e drogave, janë nga qytetet e mëdha të vendit si Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, Fieri, Berati, Shkodra, etj", thanë burimet e mësipërme, sipas të cilave, numri i përdoruesve të drogës ka pësuar rritje edhe në qytete të vogla si Gramshi, Saranda, Kruja, Kavaja, Laçi, etj. Specialistët rekomandojnë përmirësimin e gjendjes aktuale të qendrave për trajtimin e varësisë nga droga, rishikimin e strategjisë së drogave në Shqipëri, por dhe më tepër investime në fushën e adiksionit. Ata theksojnë në këtë drejtim forcimin e prapagandës kundër përdorimit të drogave, si një çështje e shëndetit publik, e cila e fuqizon dhe e bën më efikase luftën kundër fenomeni. Strategjia Kombëtare Antidrogë 2004 – 2010, në aspektin e reduktimit të kërkesës për drogë, evidenton qartë krijimin ndër të tjera të një rrjeti të efektshëm shëndetësor adiktiv. Aktivitetet e kontrollit të drogës në përkatësinë e institucioneve jorepresive, ku roli i Ministrisë së Shëndetësisë mbetet kryesor, janë zhvilluar si në nivelin parandalues primar, ashtu edhe në atë sekondar e terciar, orientuar këto edhe nga "Strategjia Kombëtare Antidrogë". Objektivi i ngritjes së një rrjeti trajtues/rehabilitues i shtrirë në gjithë territorin e vendit, pa nënvleftësuar elementët e tjerë të aktivitetit për kontrollin e drogës, do të përbëjë boshtin e aktivitetit të institucioneve jorepresive, kryesisht të MSH-së dhe institucioneve të saj vartëse. Për këtë qëllim, në të gjithë vendin po ngrihen Grupet Rinore Kundër Drogës, të cilat janë ideuar pikërisht si përcjellës të mesazheve antidrogë e ku aktivizohen rreth 620 të rinj, të cilët kanë marrë informacion bazë për drogat dhe efektet e tyre shkatërruese.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2008