E Diel, 1 Nëntor 2026

L-Edi Shamku dhe cikli menstrual i keqpërdorimit të sakrificës

Perspektivë interesante, shkrimi i fundit - Shqip - i Artan (Dalai) Lames mbi “Kohë shqiptare” në të cilën përqendrohej e shqetësohej njerëzisht dhe seriozisht për ciklin menstrual të grave socialiste në grevë. Mbi të gjitha rezymeja ishte sesi L-edi Shamku do ta përballonte ciklin që natyra i ka falur përderisa është femër, e që Kryetari Rama i ka mbyllur në qilarin e kutive të transparencës. Nuk po bëjmë shaka por ishte shqetësimi i dytë pas “historisë së kutive” të mjekut të mandatuar nga EdPin Rama.
Sidoqoftë pas misterit të kutive, si simbol i humbur, hyjnë në skenë shtjellimet radical-chic (Bourgeois-bohème, Toscana Fraktion, Chardonnay socialist, Socialiste vin rouge, smoked salmon socialist, Socialiste de salon, Champagne socialist, gauchiste vin rouge, Limousine liberal, Liberal elite, Progres, čova-buraz raja) të mistereve të menstruacioneve. Cikli menstrual socialist, ndonëse ka shenja biologjike të përbashkëta tek të gjitha gratë socialiste, ai ndryshon nga njëra mrikë tek tjetra, sepse reflekton të gjitha problemet shëndetësore simbiotike të kryetarit Rama, të gjitha ndryshimet trupore dhe gjithçka të re e të papritur që ndodh në trupin e gruas socialiste verifikohen në sutakun edvinian. Dogma e Dalai-Lames paska në epiqendër të liturgjisë artistike kurdisjen e trupit të L-edi Shamkut për të bërë spekulim filozofik mbi “sistemin e zhvillimit njerëzor”. Pas Kopernikut e Galileut, kemi Dalai-Lamen që na tregon se bota “...e megjithatë lëviz” sipas një anekdote të quajtur “eppur si muove”. Dalai Lame jep leksione politike dhe intelektuale simbas teorisë së Galileut “Dialogo sopra i due massimi sistemi del mondo”.
Sistemi i kurdisjes menstruale (socialiste) ka për borxh të shfaqet gjatë një jetë mbi 450 periodash. Ashtu siç ndodh me shumicën e problemeve shëndetësore në grevë, edhe cikli menstrual i çdo gruaje “normale”, është i ndryshëm. Kjo është pasojë e biokimisë së saj të veçantë dhe i shumë faktorëve të tjerë si, dieta që mban, ushtrimet që bën dhe ushqimi që ha, stresi kutist që përjeton, si dhe nga shumë shqetësime të tjera të shëndetit simbiotik. Balanca hormonale vijon të lëkundet si tërmet në një kasandër të vonuar. Ka shumë rëndësi të dihet se faza folikulare, është faza e lulëzimit hormonal të gruas socialiste, që e nxit gruan për të arritur kulmet e krijimtarisë emocionale dhe mendore. Dhe L-edi ndonëse kimiste me edukim akademik si aspirim diletantesk ka gjurmimin socio-linguistik të retorikës së liderit. Dhe zhargonin e saj demokratik e përdor për t’ua kundërvënë institucioneve me dhunë urie. Ky është një avantazh shumë i madh, që "nënë natyra" u ka dhuruar grave soc-kutiste.
Mirëpo pas ovulacionit, gruaja socialiste hyn në fazën luteale (edviniste). Trupi i gruas socialiste fillon të bjerë nga zeniti dhe nga forma krijuese, në atë që quhet "krijimi i çerdhes ilegale" (nesting). Në këtë fazë, sasia e progresteronit rritet, sepse ai duhet të përgatisë uterusin për të pritur vezën e fertilizuar. Kjo është koha për reflektim dhe koha kur gruaja kthehet nga vetja. Në këtë moment gruaja grumbullon rezervat që i duhen për dy jetë: të sajën dhe të Shefit.
Shkencëtarët mendojnë se është me shumë rëndësi që, në fazën luteale të ciklit, gratë socialiste të dëgjojnë me kujdes trupin e tyre dhe të ngadalësojnë ritmin e jetës, me grevë. Ata thonë se koha para fillimit të gjakosjes (koha premenstruale), mund të nxjerrë në pah probleme shqetësuese për gruan socialiste. Në këtë periudhë të ciklit, gruaja socialiste zbulon dëshirat dhe intuitën e saj subkoshiente për kryetarin. Kjo është ajo që shkencëtarë të ndryshëm e quajnë informacioni "lunar", që është një lidhje e fuqishme e ciklit menstrual me ciklin e Hënës, satelit i faraonit Amon-Ra-ma.
Në qoftë se gruaja socialiste do të jetë e kujdesshme dhe do të mbajë një ditar on-line me ndryshimet që ndjen në ciklin menstrual grevist, këto do ta ndihmojnë për të kuptuar shqetësimet që shfaqen në këtë periudhë. Dhe dy Artanat (Dalai-Lame dhe Shkreli) e jetës së saj do të flinin më mirë. Pasi ovulacioni kutist është një moment tjetër i rëndësishëm i ciklit menstrual socialist. Për arsyen që cikli menstrual i gruas socialiste mund të jetë i shkurtër ose i gjatë, dhe për faktin që ai mund të ndryshojë nga muaji në muaj, është me shumë rëndësi që gruaja grev-kutiste të përcaktojë ditën kur do të nxjerrë vezën, pra, ditën kur ndodh ovulacioni edvinist.
Faza luteale e ciklit menstrual socialist, ose faza e dytë që fillon pas ovulacionit deri sa fillon gjakosja, është, gjithmonë, 14 ditë e gjatë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›