Miopia koherente e PS: Shqipëria nuk ka parametra për pritjen e turistëve!
Megjithëse pushuesit që vijnë në drejtim të tokës shqiptare, vit pas viti po njeh vetëm rritje dhe kjo faktohet edhe nga të dhënat zyrtare të vitit që shkoi, i cili edhe shënoi numërin më të lartë të turistëve që kishin pushuar në Shqipëri, Partia Socialiste e konsideron vendin, si me kushte larg parametrave të kërkuara. Gjatë 8 viteve të qeverisjes së tyre, Shqipërinë pushuesit e huaj as që nuk e conin në mendje dhe jo më të kalonin ditët e tyre në brigjet detare që ofron ky vend. Kjo kushtëzohej në fakt nga niveli i lartë i krimit të organizuar dhe korrupsionit, cili në një mënyrë apo tjetër mbrohej dhe kultivohej nga politikanë të atëhershëm, madje një pjesë e tyre ende edhe në ditët e sotme gjullurdisnin në politikë, sigurisht me imunitetin në krah, në cilësinë e të paprekshmëve. Sipasojë e kësaj kategorie politikanësh dhe qeveritarësh të asaj periudhe, që përdorën për vite me radhë statusin e deputetit që u kishte dhënë populli, e detyruan Shqipërinë që të klasifikohej në listën e zezë për nivel të latë kriminaliteti dhe trafiqesh njerëzore dhe të papërshtatshëm për tu vizituar. Në këtë drejtim, në periudhën kur është çelur sezoni turistik në vend, PS aludon se vendi ynë nuk plotësoka parametrat bashkëkohore për të pritur dhe përcjellë turistët e huaj. Kjo ksenofobi socialiste dhe imperialiste e sheh me përbuzje dhe nuk interesohet se si të përmirësohen realisht ato probleme që vërtetë ekzistojnë në turizmin shqiptar, por si për cudi dhe të qëllimshme ngre alarmin në mënyrë që të sjellë largimin e turistëve drejt brigjeve shqiptare, e në këtë mënyrë, ta shfrytëzojë për qëllime politike braktisjen e vendit nga pushuesit. Kësisoj, nënsekretari për programin politik në PS, Ervin Bushati, tha dje se “turizmi shqiptar është larg parametrave të kërkuar”. Sipas tij studimi i fundit i Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2008, nxjerr se “turizmi shqiptar zë vendin e 92 nga 130 vende të analizuara, ndërkohë që në të njëjtën listë, fqinji ynë, Mali i Zi, renditet në vendin e 59-të, ndërsa Greqia në vendin e 22-të. Ai vërejti se turizmi shqiptar është larg parametrave të kërkuar, në një kohë kur pushuesit e huaj, por gjithmonë e më shumë edhe ata vendas, kanë mundësinë e zgjedhjes së lirë në një treg konkurrues gjithmonë e më të hapur. Ai nënvizoi gjithashtu se “në programin e saj qeverisës PS do të ketë prioritet turizmin dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, në kushtet e një konkurrence të fortë rajonale, përmes politikave dhe strategjive reale”. Por që realisht, PS fshihet pas deklaratave thagmatike dhe të pamoralshme, për cështje për të cilat në 8 vite qeverisjeje me plot avangarditet dhe kleptokraci, as që përllogariti ndonjë rezyme konkrete për të vënë disi në zgjidhje këto probleme.