E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Gjeopolitika Atomike - dashuria e re midis Kinës dhe Pakistanit

Ndonjëherë Azia të jep përshtypjen se është e destinuar për të sjellë dinamikat tipike të Luftës së Ftohtë. Në atë kohë aleancat fokusoheshin tek Shtetet e Bashkuara që ishin më pranë Indisë së pari dhe pastaj me Kinën, Bashkimin Sovjetik që ishte aleat i parë i Kinës dhe pastaj i Indisë, me një Pakistan rreptësisht armik të Nju-Delhit dhe mik në Pekin. Kurse sot, edhe pse Rusia ka marrë një pozicion tjetër, ky model duket se po përsëritet të paktën nga pikëpamja e gjeopolitikës bërthamore, me Shtetet e Bashkuara që janë të lidhura me Indinë dhe Kinën si një aleate e Islamabad-it, edhe pse forcimi progresiv i kësaj aleance krijon shumë probleme për sa u përket marrëdhënieve të veçanta midis Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara.
Nëse në kohën e Luftës së Ftohtë ekuilibri mes këtyre fuqive modifikohej natyrisht për t’iu përshtatur interesave politike të atyre vendeve, sot në dinamikën ekonomike dhe ushtarake duket të mbizotërojnë mbi zgjidhjet politike të partneriteteve. Aq sa më 2008, Uashingtoni dhe Nju-Delhi kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti, ku e para është e angazhuar për ta furnizuar këtë të fundit me teknologji e lëndë djegëse, të nevojshme për karburantin e centraleve bërthamore të nënkontinentit. Dhe e gjitha kjo, pavarësisht se India nuk është bashkuar me nënshkrimin e Traktatit për “Mospërhapjen e Armëve bërthamore”.
Plot 70 miliardë dollarë furnizime të marra nga Perëndimi, megjithatë, India duhet t’i përdorë - pasi, nëse jo, bie akordi për lehtësimin e problemeve të furnizimit me energji të vendit dhe sigurimin që nga 2050, të energjisë bërthamore, një faktor që do të kontribuojë jo më 3 % por me 25% të prodhimit të energjisë kombëtare.
Pakistanezët janë të zhgënjyer me këtë marrëveshje, kinezët kanë shpresuar deri në fund se shqetësimi i parlamenteve të të dy vendeve nuk do të lejonin ata që të arrinin një kompromis, por në fund ishin interesat komerciale të Uashingtonit dhe të Nju-Delhit që mbizotëruan, duke e lënë Pekinin dhe Islamabadin me shumë pak alternativa. Pakistani u ka kërkuar SHBA-ve të nënshkruajnë një marrëveshje të ngjashme me atë të Indisë, por refuzimi i SHBA-ve e ka çuar atë në krahët e Pekinit.
Dhe kështu, Pakistani është gati të marrë dy reaktorë bërthamore nga Kina, por India dhe SHBA-ja po bëjnë gjithçka për ta parandaluar këtë tregti. Megjithatë mbetet e vështirë për të luajtur kartën e mospërputhjes së Islamabad-it me Traktatin e Mospërhapjes Atomike, duke u nisur nga ideja se Uashingtoni dhe Nju Delhi kanë qëllime “pozitive”. Ashtu sikurse India, edhe Pakistani “jep” garanci në drejtim të “përdorimit të energjisë bërthamore” për qëllime civile. Por interesat ekonomike që e lidhin Pekinin me Islamabadin janë shumë, dhe kjo është arsyeja që e bën të mundshëm faktin se Kina do ta mbajë fjalën e saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›