Fokus/Lufta re e ftohtë e Moskës
E quanin “Mr. Nyet”, aplikimi më i ashpër i Luftës së Ftohtë. Nga 1957-1985 Andrey Gromyko ishte specializuar për të thënë “jo” çdo gjëje që vinte nga Perëndimi, ndonjëherë pa e marrë parasysh nëse ai refuzim korrespondonte me interesat nacionale Sovjetike qofshin ato afatshkurtra apo afatgjata. Sergei Lavrov, ministrin i Jashtëm, nuk ka të njëjtën maskë të hekurt si paraardhësi i vjetër Gromyko, por shumëfishimi i “Jo-ve” jep sinjale të një kthimi në të vjetrën. Akuzat e Putinit për amerikanët janë njëlloj sikur të ishte Lufta e Ftohtë. kjo justifikon rënie e votuesve në zgjedhjet e fundit elektorale dhe tejdukshmërinë e votave parlamentare, në mënyrën më tradicionale të sovjetikëve.
Janë “disa aktorë në vendin tonë" që me "para të huaja" i mbushin sheshet me protesta kundër qeverisë ruse. Përkrahja aktive e Departamentit të Shtetit, d.m.th e Hillary Clinton, është një shembull klasik i gjuhës së vjetër të drurit me të cilët Putin, agjent i KGB, u shkollua. Dhe sa më shumë rusë dalin në rrugë, si në ditë e mira të gushtit të 1991, aq më shumë do jetë faji i Perëndimit. Rusët dhe Amerikanët janë në mes të zgjedhjeve elektorale, dhe kjo nuk i ndihmon. Realizimi i interesave kombëtare nga të dy qeveritë ngatërrohet me propagandën për të fituar zemrat dhe votat e zgjedhësve, të cilat sipas definicionit janë gjithmonë patriotë. Edhe Barak Obama duhet të marrë parasysh republikanët që e akuzojnë atë se i ka dhënë shumë Rusisë, duke nënshkruar traktatin për reduktimin e armëve strategjike bërthamore. Është në lojë suksesi ndërkombëtar i Obamës, traktati “Start”: e vetmja gjë që justifikon Çmimin Nobel për Paqe dhe i vetmi element që e çtensionon me Rusinë. Por, Vladimir Putin po shkon më tej. Çështja më e largët e dialogut të së kaluarës është “jo” ndaj akuzave të ministrit të tij të huaj për shkelje të të drejtave të njeriut në sanksionet e ONU dhe të Lidhjes Arabe kundër Sirisë.
Rusia ka vendosur të dërgojë në Mesdheun lindor avionin gjuajtës Admiral Kuznersov dhe dy anije shoqëruese. Kur amerikanët dërguan në zonë USS George HË Bush, një tjetër avion gjuajtës rus, Yankhont, zbarkoi në bazë të Tartus: porti sirian, ku tashmë janë duke punuar 800 inxhinierë rusë. Kjo nuk është për të mbrojtur 19 miliardë dollarët e investimeve në Siri, energji dhe turizëm, që Moska ka vendosur këtë veprim, as për biznesin e 4 miliardë armëve të shitura regjimit të Bashar Assad, as se Rusia e mbron regjimin iranian vetëm për kontratat e saj të tanishme dhe atyre që mund të nënshkruajë për shitjen e teknologjisë bërthamore Teheranit.
Është diçka më strukturore se biznes. Është një edicion i ri i politikës së vjetër e “jo”-së, siç ka ndodhur tashmë në Libi, që merr në konsideratë opozitën e Perëndimit se interesat e Rusisë në një rajon strategjik. “Rusia do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar një skenar Libian në Siri” tha Sergei Lavrov disa muaj më parë. Në fund edhe Siria mund të jetë një dështim tjetër i Moskës në Lindjen e Mesme. Megjithatë, në një sezon kaq të paqëndrueshme global në të gjitha aspektet nuk është vetëm Lindja e Mesme që i duhet një Luftë e Ftohtë. Në kriza financiare Rusia është një lojtar i vogël: vjen pas Amerikës, Europës dhe të gjitha fuqive të reja në zhvillim. Por nuk është në fushën e pasigurt gjeopolitike dhe strategjike. Roli i saj i stabilizimit është ende vendimtar.
Marrë nga e përditshmja ekonomike “Il Sole 24 ore”