E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama deklaron votën kundër dekretit të Presidentit të Republikës

14-12-2011 / Gazeta 55

Komisioni parlamentar i Ekonomisë diskuton sot kandidaturën e Bujar Leskajt për kreun e KLSH
 
Komisioni parlamentar i Ekonomisë pritet të diskutojë sot dekretin e Presidentit të Republikës, që propozon Bujar Leskajn për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).    
Një ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të votojë në favor të kandidaturës së Bujar Leskajt, të propozuar nga kreu i shtetit dy javë më parë.
Ndërkohë, sot kryetari i i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, konfirmoi se opozita do të votojë kundër kandidaturës së Leskaj për postin e rëndësishëm të kreut të KLSH.      
Maxhoranca në seancën parlamentare të 3 nëntorit rrëzoi kandidaturën e Sali Shehut, të propozuar fillimisht nga Presidenti, duke argumentuar se ai nuk i përmbushte kriteret profesionale. Bujar Leskaj, ka qenë ministër i Kulturës në qeverinë e parë të kryeministrit Sali Berisha në vitin 2005. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›