Fokus/Moska dhe atomikja e Teheranit
“Në tavolinën e Iranit janë edhe Rusia, bashkë me Brazilin dhe Turqinë”
Përcaktimi i pranisë ruse në Lindjen e Mesme nuk do të thotë vetëm rindërtim i një ndikimi të drejtpërdrejtë, e lidhur me një prani reale mbi territorin. Strategjia ruse po përpiqet për të transformuar “detyrimin” për një prani të dobët territoriale në avantazhin e një ndikimin indirekt, - në të njëjtën mënyrë që një katalizator shkakton reagime të caktuara, pa marrë pjesë direkt. Kjo është ajo që ndodh në bisedimet komplekse mbi programin bërthamor të Iranit.
Marrëveshja e orës së fundit parashikon që Irani të transferojë pikërisht në Turqi 1.200 kg uranium LEU, pra niveli më i ulët i pasurimit, në mënyrë që Ankaraja që brenda një viti ta kthej të pasuruar. Në këmbim, Irani do të kishte menjëherë 120 kilogramë uranium të pasuruar që do të përdorej për qëllime civile. Kështu që, me përfshirjen aktive të Brazilit, e cila së bashku me Turqinë është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, teokracia iraniane shpreson se ka gjetur shtegun për t’i shpëtuar raundit të katërt të sanksioneve ekonomike çka dëshirohen nga Shtetet e Bashkuara.
Por, në marrëveshje nuk është e parashikuar as një dokument i heqjes dorë nga pasurimi uraniumi në territorin iranian. Me pak fjalë, gatishmëria e bashkëpunimit ekonomik shkon dorë për dore me vendosmërinë për të vazhduar në rrugën e energjisë bërthamore “Made in Iran”. Turqia, Siria dhe tani Irani - me to, Rusia synon të ndërveprojë si ndërmjetës dhe furnizues i bërthamores, në një pozitë të dyzuar midis fronteve globale. Turqia do të prodhojë energji bërthamore nën kujdesin e Rusisë. Të mërkurën e 12 majit Moska dhe Stambolli zyrtar kanë nënshkruar një marrëveshje sipas të cilës Rosatom, agjencia e qeverisë ruse që monopolizon Atomiken brenda dhe jashtë kufijve kombëtare, angazhohet të ndërtojë katër reaktorë atomikë përgjatë bregdetit të Turqisë juglindore. Për një investim total prej 20 milionë dollarësh, Rosatom ka në plan që reaktorin e parë ta kompletojë brenda shtatë viteve, me tre të tjerë të gatshëm brenda një viti.
Përpos pozicionimit të Rusisë me Turqinë, e cila nuk është më një bastion amerikan në Lindjen e Mesme, marrëveshja midis Presidentit rus Medvedev dhe kryeministri turk Erdogan i mirëbeson Rusisë edhe pronësinë e reaktorëve, si dhe fitimet e gjeneruara gjatë pesëmbëdhjetë viteve të ardhshme. Realizohet kështu skema e vjetër cariste e depërtimit në Turqi, për të hyrë në Mesdhe.
Por hyrja e Rusisë kap edhe një pikë tjetër. Energjia atomike nuk është vetëm një kapital ekonomik, meqë ajo gjithashtu lëshon edhe një energji gjeopolitike. Në fakt, përpara se të arrihej marrëveshja historike me Turqinë, Medvedev celebroi vizitën e parë zyrtare të një kreu shteti rus në Siri. Përsëri tema e takimit ishte energjia nga gazit tek nafta deri në idenë e ndërtimit të objekteve bërthamore për qëllime civile. Por rëndësia politike vazhdon të dominojë. Moska dhe Damasku janë lëshuar hapur në kritikën për keqësimin e mëtejshëm të procesit të paqes midis Izraelit dhe Palestinezëve, sidomos në marrëdhëniet me të Hamasit. Asad dhe Medvedev ia atribuojnë këtë kordonit të kërthizës me Izraelin e cila po mbyt politikën e jashtme amerikane. Dhe është “retorikën e zakonshme anti-amerikane” në Damask pasi presidenti Obama, 3 majin e shkuar ripërtëriu sanksionet kundër Sirisë. Në fakt, Siria është në grykën e zjarrit, sepse duket se është gati të hyjën në procesin e transferimit baterive të raketave të modelit rus Skud pikërisht Hezbollahut - një manovër e denoncuar disa javë më parë nga një gazetë e Kuvajtit, dhe menjëherë denoncuar nga Izraeli.
Tani duhet kuptuar nëse rikthimi i Rusisë në mesin e lojtarëve të mëdhenj të Lindjes së Mesme mund të ulë tensionin ose përbën një faktor shtesë ndërlikimi. Ndërkohë, Moska synon të luajë rolin e tamponit midis Sirisë dhe Iranit në njërën anë, dhe duetit SHBA-Izrael nga ana tjetër, duke përdorur levat e saj kryesore gjeopolitike: burimet e energjisë dhe teknologjinë bërthamore. Por ky zgjerim rus nuk është i ushqyer nga një sistem vizionar i fortë për të shërbyer si një kundërvënie për të përcaktuar reagimin e udhëheqjes izraelite dhe vazhdimësinë e ndikimit amerikan.
Nga ana tjetër, Rusia rrezikon që të përdoret si mburojë politike dhe ushtarake nga qeveritë, nga Damasku në Teheran dhe Bejrut, të cilët nuk janë të gatshëm të njohin ndikimin e madh të Rusisë. Lindja e Mesme nuk ka ndërmend të kalojën nga hegjemonia Amerikane në atë Ruse.
Përpara akordit me Turqinë dhe vizitën në Siri, Moska ka festuar një përvjetor historik: 65-vjetorin e fitores ruse mbi nazizmin. Por pritjet e paradës së madhë nostalgjike të stalinizmit është zhgënjyer nga opinioni i papritur i Medvedevit, për të cilin krimet e diktatorit nuk mund të harrohen. Këtu, si pozita e fortë e Presidentit, edhe përkujtimi i nënkuptuar i Stalinit janë dy fytyrat e një Rusie të kapur mat midis lavdisë së të kaluarës dhe ambiguitetit të së tashmes.
Ky kërkim për projeksion ndërkombëtar, pa ideologji apo një strategji të madhe është qartazi e dukshme në Lindjen e Mesme. Nga njëra anë Moska dërgon anijen më të madhe të flotës së saj, “Pjetrin e Madh” në portin sirian të Tartusit. Nga ana tjetër është dyshuese mbi projektin e ndërtimit të një baze detare pikërisht në Tartus, me instalimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore që, përveç bazës mbron gjithashtu pjesët më strategjike të territorit sirian dhe liban. Por ky plan, tashmë i vjetër, mbetet një opsion në mëshirën e ngjarjeve. Rusia është rikthyer në Lindjen e Mesme. Por pa një plan.