E Diel, 1 Nëntor 2026

Vihet në gjendje pune pas dy ditësh tuneli i Thirrës në segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton të gjithë përdoruesit e Autostradës Durrës-Morinë, se më datë 21.05.2010, galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash, vihet përfundimisht në shfrytëzim të trafikut publik Të gjitha punimet për strukturën mbështestëse të Galerisë Jugor të tunelit të Thirrës kanë përfunduar. Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin 26 ventilator të medhenj ajërimi, më shumë se 70 kamera CCTV, sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik, një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin, lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, një sistem telefonik në rast emergjence, komunikimin me radio, si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë . Tuneli i Thirrës u mbyll me qëllim që t’i mundësohej kompanisë ndërtuese të përfundonte instalimin e këtyrë paisjeve elektromekanike si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike jo e qëndrueshme në një segment të vogël të tunelit. Duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur kështu tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›