E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Pas samitit të Sarajevës, tronditet Rama, lëshon një ultimatum të ri ndaj ndërkombëtarëve

Kryesocialisti në detyrë Edvin Kristaq Rama, ka vijuar edhe dje fushatën e ultimatumeve, por këtë radhë jo në adresë të Qeverisë. Në një kohë kur liderët e BE dolën dje në konferencë të përbashkët për shtyp, pas përfundimit të takimit në Sarajevë, ku konfirmuan progresin e vendit në kuadër të integrimit dhe liberalizimit të vizave, Edi Rama tha në Tiranë se nuk mund të ketë heqje të vizave pa zgjidhur më parë ngërēin politik. Duke parandjerë deklaratat pozitive dhe të qarta për integrimin evropian të Shqipërisë nga Samiti i nivelit të lartë në Bosnje, Edvini kërcënoi edhe njëherë publikisht se nuk është i interesuar për qëndrimin e kancelarive perëndimore dhe se është i vendosur të ēojë deri në fund ēmendurinë e tij. Edi Rama përsëriti dje ultimatumet e dala prej vetë atij, me rastin e dyjavëshit të takimit të Strasburgut, duke hedhur edhe njëherë shashkën e radhës tendencioze për pështjellimin e situatës politike, pavarësisht angazhimit të Brukselit për aprovimin e kërkesave të Shqipërisë për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat. Edi Rama tha se nuk mund të ketë viza pa zgjidhur ngërēin politik. Në një kohë kur vetëm pak minuta më pas, liderët e Bashkimit Evropian, pjesëmarrës në samitin e Sarajevës BE- Ballkani Perëndimor, deklaruan solemnisht se Shqipëria ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe se është në një hap prioritar drejt integrimit të plotë në familjen evropiane. Në sens të kundër vazhdon të qëndrojë Edi Rama dhe opozita e tij, të cilat po i lëshojnë ultimatume jo vetëm qeverisë dhe mazhorancës, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke sulmuar samitin e Sarajevës dhe deklaratën e dalë prej atje. Kësisoj, nuk ka asnjë dyshim se si e përēon mesazhin e ndërkombëtarëve opozita dhe Edi Rama. Për hir të kapriēiove dhe interesave personale, kryesocialisti detyrohet të satirizohet në media dhe të sulmojë stadin e reformave dhe të integrimit të vendit. Fundi i afërt politik, bën që kryesocialisti të destabilizohet dhe të paramendojë rreziqet e një skarciteti të dhimbshëm, duke ditur se zgjedhjet e ardhshme vendore janë vetëm pas disa muajsh, ēka do të thotë humbje të Bashkisë së Tiranës. Në këto kushte, e vetmja shpresë për të është të sulmojë përmes megafonave të kontrolluar prej tij, duke krijuar imazhin e një Shqipërie që nuk është e denjë për proceset e integrimit evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›