Opozita të heqë dorë nga ultimatumet, t’i lexojë drejt deklaratat e ndërkombëtarëve

Apeli i kryeministrit Berisha në mbledhjen e djeshme të qeverisë
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qëndrimi i ndërkombëtarëve për situatën politike në Shqipëri, është në koherencë me vullnetin e mazhorancës. Kreu i qeverisë i kujtoi opozitës që të lerë mënjanë ultimatumet dhe të lexojë drejt deklaratat e ndërkombëtarëve. “I kërkoj kryetarit të PS-së që të heqë gjyzlykët e së shkuarës me të cilat lexon mesazhet e ndërkombëtarëve”- theksoi kryeministri. Kryeministri garantoi se institucionet evropiane janë në sintoni të plotë me qëndrimit e tyre. “Ndaj zoti Rama lexoji me realizëm deklaratat e tyre se kjo do të bëjë të mundur të përfitosh maksimalisht ato që të takojnë, por jo gjithēka. Daljet e tua që nga Strasburgu se u dha një ultimatum nuk funksionojnë. Po t’iu faktoj unë se si u mbyll Strasburgu, duhet të rishikosh pak deklaratat. është shumë e lehtë të faktoj të kundërtën”, deklaroi kreu i qeverisë, Sali Berisha. Dyert e dialogut me opozitën, tha kryeministri, mbeten të hapura. “Por një gjë do t’i kërkoj sot, kryetarit të opozitës. Në interesin e tij më të mirë, të heqë syzet e së shkuarës, me të cilët lexon mesazhet e miqve dhe institucioneve ndërkombëtare. E bëri ketë me Këshillin e Europës dhe ju jeni dëshmitarë, se nga zulmitar i madh, që lartësoi zulmin e rezolutës së Këshillit të Europës, më pas, me qëndrimet që mbajti, e shpalli një letër pa vlerë. Unë garantoj edhe një herë qytetarët shqiptarë se institucionet europiane janë në sintoni të plotë në qëndrimet e tyre. Ndaj zoti Rama, më mirë lexoi me realizëm, se kjo do të bëjë të mundur të përfitosh maksimalisht ato që ti mendon se të takojnë, por jo gjithēka. Kurse me daljet e tua, që nga Strasburgu, se u dha një ultimatum, po t’u them shqiptarëve se si u mbyll Strasburgu, ēka një ditë do ta them se është në interesin e tyre, por po t’u faktoj se si u mbyll Strasburgu, duhet të rishqyrtojë pak veten. është shumë e thjeshtë të dalim e të mbajmë konferenca shtypi e të themi ato që nuk janë. Kjo është shumë e thjeshtë, por nuk është serioze. Këtë nuk e kam bërë, kam toleruar, se më takon të toleroj. Por kam qartësuar dhe i siguroj shqiptarët se nuk është kërkuar dhe nuk kërkohet asgjë që bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet dhe vendimet e gjykatave të këtij vendi”, u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit iu referua dhe njëherë vendimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, duke e konsideruar këtë fryt të reformave dhe forcimit të shtetit ligjor. “Një faktor është emëruesi i përbashkët i këtyre reformave dhe qëndron në bazë të gjithë këtij suksesi dhe ky është shteti ligjor dhe funksionimi i tij. Shteti ligjor qëndron në bazë të të gjitha reformave, por, mbi të gjitha e para së gjithash, në zgjedhjet e lira e të ndershme që zhvilluam. Siē do të shprehej Komisionerja Malstrom në deklaratën e saj para mediave, Shqipëria ka arritur rezultate shumë të rëndësishme, prekëse, impresionuese të në gjitha fushat, të cilat bënë të mundur këtë vendim. Ka qenë një vendim i prerë dhe përfundimtar i yni që të procedojmë me reformat, t’i zbatojmë dhe shndërrojmë ato në një realitet të madh për shqiptarët”, deklaroi kreu i qeverisë.
...