E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ultimatum konferencës së Sarajevës

Në një kohë kur liderët e BE dolën në konferencë të përbashkët për shtyp, pas përfundimit të takimit në Sarajevë, ku konfirmuan progresin e vendit në kuadër të integrimit dhe liberalizimit të vizave, Edi Rama tha se nuk mund të ketë heqje të vizave pa zgjidhur më parë ngërcin politik


Kryesocialisti Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp njëherazi me liderët e Bashkimit Evropian nga takimi samitit të Sarajevës. Duke parandjerë deklaratat pozitive dhe të qarta për integrimin evropian të Shqipërisë nga Samiti i nivelit të lartë në Bosnje, Edvini kërcënoi edhe njëherë publikisht se nuk është i interesuar për qëndrimin e kancelarive perëndimore dhe se është i vendosur të çojë deri në fund çmendurinë e tij. Edi Rama përsëri sot, me rastin e dy javëshit të takimit të Strasburgut, duke hedhur edhe njëherë shashkën e radhës tendencioze për përshtjellimin e situatës politike, pavarësisht angazhimit të Brukselit. Edi Rama tha se nuk mund të ketë viza pa zgjidhur ngërçin politik. Në një kohë kur vetëm pak minuta më pas, liderët e Bashkimit Evropian, pjesëmarrës në samitin e Sarajevës BE- Ballkani Perëndimor, deklaruan solemnisht se Shqipëria ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe se është në një hap prioritar drejt integrimit të plotë në familjen evropiane. Në sens të kundër vazhdon të qëndrojë Edi Rama dhe opozita e tij, të cilat po i lëshojnë ultimatume jo vetëm qeverisë dhe mazhorancës, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke sulmuar samitin e Sarajevës dhe deklaratën e dalë prej atje!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›