Samiti i Sarajevës, mbështetje e qartë për liberalizimin e vizave
Reagon LSI-ja
Lëvizja Socialiste për Integrim, vlerësoi dje se samiti i Sarajevës konfirmoi procesin e liberalizimit të vizave dhe të integrimit të Shqipërisë në BE. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama tha se heqja e vizave është një proces i pakthyeshëm. “Takimi i Sarajevës, mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit dha mbështetje të qartë dhe të plotë për liberalizimin e vizave, ē’ka do të thotë se reformat e realizuar dhe gjithë procesi i pakthyeshëm i evropianizimit të vendit gjen kështu dhe një mbështetje në këtë moment të rëndësishëm për të krijuar gjithēka duhet në funksion të liberalizimit të vizave. Takimi i Sarajevës nuk është i vetmi, por padyshim është një moment shumë i rëndësishëm për të krijuar gjithēka duhet në funksion të liberalizimit të vizave”, u shpreh zyrtari i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
...