E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja e re e Kuvendit, Edi Rama frikë nga transparenca

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi


Partia Demokratike ka reguar dje ndaj kritikave të deputetëve të opozitës lidhur me rregulloren e Kuvendit. Sekretari i PD-së Eduard Halimi u shpreh se rregullorja e re, duke aprovuar seancat dëgjimore në Kuvend ka si synim transparencën dhe forcimin e parlamentarizmit. “Edi Rama bashkë me zëdhënësin e tij Gjiknuri dolën kundër Kuvendit, parlamentarizmit dhe rritjes së transparencës. Njeriu që refuzon debatin e dialogun përballë transparencës preferon kulisat. Askush nuk mund të paragjykojë amendamentet. Ajo është e drejtë kushtetuese e ēdo deputeti. Ai që ngrihet kundër tenton të dhunojë procedurat parlamentare. Sqarojmë se: Kur është aprovuar Rregullorja e re, ajo nuk përmbante seancë dëgjimore. Deputetët nismëtare kërkojnë përmirësimin e procedurës së seancës dëgjimore. Në vendet ku zbatohet seanca dëgjimore votimi është i hapur. Seanca dëgjimore që bëhet në Senatin Amerikan është e hapur dhe vetëm e hapur. Ftojmë Zotin Rama të mos i druhet transparencës”, deklaroi deputeti demokrat, Halimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›