E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Pasi Edi Ramës i dolën nervat nga kontrolli, shtohet nevoja e certifikimit të tij mjeko-ligjor

26-04-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është pa frena, një rrezik për shoqërinë, sidomos pas incidentit diplomatik në Austri. Edi Rama ka humbur qetësinë gjatë një takimi në Akademinë diplomatike të Vjenës, ku ishte i ftuar, duke ushtruar fillimisht dhunë verbale dhe më pas fizike ndaj diplomatit shqiptar Egin Ceka, kur ky i fundit i është afruar për të biseduar për votën e emigrantëve. Pyetjes që iu bë publikisht kreut të Partisë Socialiste  në sallë nga emigrantë pse nuk lejohemi ne të  votojmë në ambasada, Rama u përgjigj me zemërim të shfrenuar se “diplomatët janë hajdut votash”.
Edukata e munguar e ka shtyrë shefin e opozitës të reagojë ndaj një pyetje të zakonshme me një dhunë të pakuptueshme që sinjalizon kaplimin e tij nga nervozizmi i tepërt që u kthye papritmas në një shpërthim nervash. Padyshim nuk është hera e parë që kreu i PS del nga kontrolli duke bërë gjeste të pahijshme dhe të dhunshme  në një ambient kaq të lartë të kancelarisë austriake. Më parë ai ka ushtuar dhunë jo vetëm ndaj diplomatit por edhe kolegëve të tij të partisë apo dhe femrave që ka pasur në krah.
Është një galeri figurash publike që kanë provuar të përballen me agresivitetin e tij. Dhe me afrimin e datës së zgjedhjeve Edi Rama po bëhet edhe më i rrezikshëm, më i rrezikshëm për njerëzit që ka pranë fizikisht se mund të hanë që nga sharjet dhe deri te grushtet. Edi Rama shkoi në Austri për të marrë mbështetje  tek  sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier për riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Zanier, në një deklaratë për mediat, pas takimit me Ramën, ka kërkuar prerë që opozita të plotësojë vendet vakante në KQZ. Kjo deklaratë publike e Zanier e ka nervozuar së tepërmi kreun e opozitës Edi Rama, që ishte investuar në lobime të pashpresa për të konfirmuar linjën e tij bllokuese ndaj zgjedhjeve. Institucionet ndërkombëtare i kanë konfirmuar Ramës se s’do tolerojnë kurrfarë tentative për prishjen e procesit zgjedhor. Qëndrimet e ndërkombëtarëve e kanë shtyrë Edvinin në shfryrje dhune, dhe fatkeqësisht përpara gjendjes jo të rregullt të tij është gjendur  diplomatit Egin Ceka. 
Gjithashtu ky incident në Vjenë i jep vlerë domosdoshmërisë së certifikimit mjeko-ligjor të kandidatëve për kryeministër. Jo vetëm një test antidroge sipas shembullit të certifikimit të kandidatëve në Italia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e domosdoshme certifikimi psiko-fizik i pretendentëve për kryetar të Këshillit të Ministrave. Mjerisht rrezikon në këto zgjedhje parlamentare pasja e  një kryeministri si Edi Rama, që ngjason ish-kryeministrin Ugandës Ini Amin Dada, që rrihte me grusht dhe ministrat e kabinetit të tij. 
Sidoqoftë në këto kushte, besueshmëria e lidershipit opozitar të Edi Ramës është kompromentuar në themel.  Edi Rama duhet t’u kërkojë falje publike socialistëve për energjitë e pafundme që ia keqpërdori këto katër vitet e fundit. Ai duhet t’u kërkoje falje qytetarëve për të gjitha mundimet e protestave, grevave dhe demonstratave të dhunshme, bllokimet parlamentare dhe integrimit europian, ku vonesat apo të këqijat që direkt apo indirekt iu ka shkaktuar me rrugën e tij të gabuar politike, jo radhë në dëm të interesave kombëtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›