Vëzhgimi/“Rilindësi” Evdin, i biri i Kristaqit, sulmon nipin e rilindësit Petro Nini Luarasi

Të mërkurën në mbrëmje kryetari i opozitës shoku Edvin Rama, doli nga kontrolli dhe ekuilibri i sforcuar dhe shkaktoi një incident diplomatik në sytë e diplomatëve të huaj në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë.
Jo vetëm për statistikë por edhe për larmi zënkash, njeriu i fiksuar në foto si i garuzhdave me makarona, i lakuriqit në plazhe, i emigrantit që flinte në këmba urash, etj, tashmë i prezantua edhe me një skenë të shëmtuar, atë të zënkës me një diplomat karriere si sekretari i parë i Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë.
Lakuriqi i plazheve që ka marrë përsipër të sjellë “rilindjen” këtë herë nuk e shfaqi arrogancën e vet në sy të fëmijëve, por në sy të të huajve në kryeqytetin austriak.
Edvin Rama kishte ardhur për një vizitë në Vjenë të organizuar nga piktori Fate (Fatmir) Velaj, i cili ka kontakte me socialdemokracinë austriake. Piktori Rama nëpërmjet piktorit Velaj u takua me socialdemokratët e atjeshëm si me Hanes Svoboda-n, si dhe ka bërë një takim me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Financave që është socialdemokrat. Në këtë kuadër ai ka bërë një takim në Akademinë Diplomatike të Vjenës, të organizuar nga piktori Fate Velaj. Në këtë takim piktorësh, njëri në punë dhe tjetri në rezervë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të diasporës dhe të huaj. Në takim është folur për Shqipërinë dhe rajonin ashtu siç di të flasë Edvin Rama.
I ftuar ka qenë edhe diplomati Ceka në këtë takim. Gjatë gjithë kohës që piktori i dështuar ka folur në aktivitetin e piktorit Velaj, diplomati Ceka nuk ka ndërhyrë, por thjesht ka qenë një dëgjues si gjithë salla. Pas Edvini ka mbaruar helmin e tij dhe nuk ka pasur më çfarë të lëshojë kundër shtetit shqiptar, diplomati Ceka i është prezantuar dhe i ka thënë se gjërat që ai kishte thënë për “diplomacinë e politizuar” nuk ishin të vërteta. Kësisoj Ceka pasi i ka pohuar Ramë pavërtetësinë e gjërave që ai thotë, ka provuar edhe reagimin me nervozitet të tij. Rama është nxehur, e ka humbur kontrollin dhe duke harruar se kush ishte mikpritësi i ka thënë të dilte jashtë, pasi aty e kishin sjellë për ta provokuar. Egini ka vazhduar me shpjegimin se kishte 20 vjet në Austri dhe se e njihte më mirë se ai akademinë në fjalë. Arroganti Rama, ka vazhduar më tej duke e kapur për flokësh dhe për veshi Eginin për ta detyruar të dilte jashtë. Përnjëherë ka marrë përgjigjen prej Eginin se për 20 vjet nuk e me ka prekur njeri me dorë.
Kësisoj “rilindësi” Rama pati fatin e keq që të demonstrojë para nipit të rilindësit Petro Nini Luarasi, se çfarë haxhiqamili është. Nuk ka më keq për “rilindësin” Edvin dalja jashtë çdo kontrolli e shfaqja e sjelljeve të tilla edhe para të huajve. Rama nuk del dot nga tipi i njeriut që “fle në shtëpitë e shokëve” (siç ka deklaruar bashkëshortja e fundit e tij), lakuriqit të plazheve apo makaron-ngrënësit të ekzagjeruar.