Fokus/Rama nxjerr urdhrin për “internimin” e familjes së Kastriot Islamit
Tani radhën e ka familja e Kastriot Islamit.
Tentativa e dështuar dje në Parlament, për të “çgraduar” të përjashtuarin nga radhët e PS-së, edhe nga delegacioni parlamentar në Këshillin e Europës, ishte një paralajmërim se Edi Rama “i është qepur me bukë në trastë” Kastriot Islamit.
Zëra në PS bëjnë të ditur se orientimi i shpërndarë nga Edi Rama, kërkon që “të mos i lihet kusur” Kastriot Islamit.
I nisur linçimi i deputetit “rebel”, sipas metodave të Enver Hoxhës, udhëheqësit shpirtëror të kryesocialisitit, ky linçim do të vazhdojë po sipas këtyre metodave të trashëguara. Për pasojë, edhe sipas orientimit të dhënë nga Edi Rama, pritet, jo vetëm “persekutimi” personal i Kastriot Islamit, por edhe “internimi” i familjes së tij.
Në këtë kontekst, mësohet se janë porositur strukturat lokale të PS-së, ku aderonte Kastriot Islami, që tu mbyllen dyert edhe familjarëve ët tij. Ndërkohë, mësohet se paralelisht, ka filluar grumbullimi i informacionit, për aktivitetin e familjarëve të Kastriot Islamit. Pjesë e këtij “aksioni”, mësohet se është edhe porosia drejtues të zgjedhurve vendorë të PS-së, në Mallakastër, që të identifikojnë deri ën shtatë breza, të afërmit dhe familjarët e Kastriot Islamit, në njësitë e tyre vendore, si edhe aktivitetet, private apo shtetërore, në të cilat janë të angazhuar.
Në përfundim të grumbullimit dhe përpunimit të këtij informacioni, atëherë pritet të vihet në jetë pjesa tjetër e metodave të trashëguara prej Enver Hoxhës, të tipit, “kur s’ke punë tund derën”... Me pak fjalë, objekt i sulmeve të Edi Ramës dhe tellallëve të tij në PS, pritet të jenë të afërmit dhe familjarët e Kastriot Islamit, ku janë e ku s’janë, nga Mallakastra deri në Tiranë.