Fokus/Telereportazhi i Ballës, si modeli “Në gjurmë të Brigadës së I sulmuese”

Në 23 shkurt të vitit 1966 gazetari D. Agolli do të shkruante në gazetën Zëri i Popullit reportazhin jo pak të famshëm për nga propaganda “Në gjurmë të Brigadës I sulmuese”, ku rrekej ta kthente mizerjen e “luftës civile” në një epope partizane. Megjithatë shumë dekada më pas në stilin e reportazheve komuniste deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla gjurmoi me kinooperatorët e tij vendet ku më parë kanë qenë repartet e ushtrisë.
Në një zonë turistike të njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin ai tregoi me gisht me një zë melodramatik gjurmët e një ish-reparti ushtarak. Ndonëse duhet thënë se ka disa ditë që deputeti i Librazhdit Balla i njohur që në rininë e tij si këngëtar i Enverit, ka marrë stafetën nga deputeti i Beratit Braçe për të akuzuar pa fre logjikë ministrinë e Mbrojtjes. Balla kishte marrë më vete një trupë kameramanësh, ku vetë ishte spiker, për të realizuar një telereportazh siç e quajti ai “vendi i krimit”, në cilën mes një pathosi të çuditshëm tregonte letra me vulë të ministrit të Mbrojtjes, dokumente të poseduara prej tij në mënyrë të paligjshme, për të cilat së bashku me deputetin Braçe do të duhet të përgjigjet përballë drejtësisë për nxjerrje të dokumenteve sekrete dhe konfidenciale që janë të mbrojtura me ligj.
Kjo fushatë a Partisë Socialiste kundër ministrit të Mbrojtjes Arben Imami ka motive të dobëta elektorale.
Fakti që Librazhdi është pjesë e qarkut që mbulon Arben Imami sulmi ndaj tij ka një karakter të fortë politik që shfaqet sa herë Tualant Balla tenton ta maskojë me dokumente të siguruara në mënyrë të paligjshme, të cilat nuk tregojnë asgjë, pasi ministria e Mbrojtjes as shet dhe as privatizon prona. Mirëpo është propaganda me elementë komunistë që prek instinktet më të ulëta të demagogjisë ajo çka e bën Taulant Ballën të vetmin në sojin e tij. Shfaqja në formë telereportazhi në ish-reparte për të theksuar se efektivë të Forcat e Armatosura janë pa shtëpi është njësoj sikur të thuash se mjekë dhe infermiere janë pa ilaçe në shtëpi.
Nuk kuptohet se përse Taulant Balla kërkon për strehimin social të ish-ushtarakëve që ata të mos trajtohen si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë. Sidomos ai ja kërkon ministrisë së Mbrojtjes si kur të ishte një detyrim, por në bazë të ligjeve të vendit, nuk ka asnjë detyrim. Dhe për sa i përket strehimit të ushtarakëve në detyrë është hartuar një kuadër i gjerë politikash favorizuese.
Megjithëse është theksuar më se një herë që e Ministra e Mbrojtjes nuk shet prona as i privatizon, në sajtin e ministrisë së Mbrojtjes ka një seksion për informacione më të detajuara për të gjithë procesin modernizimit të FA. Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të politikave të transparencës, ka publikuar në faqen e saj zyrtare tre vite më parë, të gjitha pronat që janë jashtë përdorimit të saj, ku nga vitit 1992 deri në vitin 2012 janë nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes të Forcave të Armatosura, pra jashtë përdorimit, 1006 prona. Nga këto prona, që nga viti 2009 deri më sot janë nxjerrë jashtë përdorimit vetëm 68 të tilla, që janë kryesisht depo municionesh dhe materialesh të tepërta, të reduktuara nga procesi i asgjësimit të municioneve dhe procesi i pastrimit të ushtrisë nga këto materiale. Duke vijuar denoncimin e tij, deputeti socialist u ndal në telereportazhin e tij pranë disa mitralozave të rëndë dhe një grumbulli të madh predhash artilerie, të cilat të lëna në mëshirë të fatit ishin ndryshkur dhe dëmtuar nga koha.
L.Lita