Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” vlerësohet nga personalitet botërore
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” vlerësohet maksimalisht prej personaliteteve botërore që merren me studimin apo trajtimin e autizmit.
Në takimin vjetor për autizmin “Autizëm Speaks” në Nee York presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” Liri Berisha deklaroi se ndaj kësaj sëmundjeje janë marrë masa për përmirësimin e shërbimeve ndaj fëmijve autikë .
Zonja Berisha ka bërë gjithashtu një prezantim të punës së Fondacionit ku dhe deklaroi se përballja me këtë sëmundje ka pasur mbështetje edhe prej institucioneve të tjera qeveritare.
Liri Berisha ishte e ftuara e nderit në këtë takim përkrah personaliteteve botërore të cilët kanë vlerësuar rolin dhe kontributin e dhënë prej Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në përballjen me këtë sëmundje.
Nisma më ambicioze e këtij fondacioni është krijimi i një qendre kërkimore dhe trajtuese e cila do të ofrojë një sërë shërbimesh.Gjatë qëndrimit në Neë York Liri Berisha pati takime me personalitetet më të larta botërore.