Kthehen reshjet, pasditja do sjellë dhe ulje temperaturash
E diela do të jetë vjeshtë vetëm në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat që shkojnë deri në 29 gradë celcius do të pësojnë rënie për shkak se në të gjithë vendin do të ketë vranësira dhe reshje shiu.
Meterologët parashikojnë një mot të paqëndueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas meteoalbit zhiva e termometrit nga e djela deri të mërkurën do të shënoj, në orët e drekës temperaturë maksimale 29 gradë celcius.
Ndërsa ditët e mbetur të shtatorit do të kenë të tilla alternime, pas së mërkurës temperaturat do të pësojnë një rënie me 3 deri në 4 gradë celcius për të shënuar temperaturë maskimale jo më shumë se 26 gradë celcius.
Pjesa ku do dominojnë më tepër vranësirat dhe shirat e lehtë do të jetë ajo juglindore. Në raste të tilla, kur kemi luhatje të temperatuarve brenda ditës mjekët apelojnë të bëhet kujdes me veshjet, të shamngen vendet kolektive ku ka të sëmurë me grip dhe të tregojnë kujdes të veçantë me përdorimin e antibiotikëve.