E Diel, 1 Nëntor 2026

“Corriere della Sera”, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri

Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri, ka zënë vend edhe faqet e shtypit italian. Prestigjozja italiane, “Corriere della Sera” në faqet e saj online i kushton një reportazh këtij fenomeni në vendin tonë. Me titull “Fëmijët e humbur shqiptar, të murosur në shtëpi për t`i shpëtuar grindjeve”, “Corriere della sera” detajon një panoramë te qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri, duke sjellë protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve.

Reportazhi nis me rrëfimin për dy vellezër , përkatëisht 17 dhe 15 vjeç, të cilët e kanë kaluar fëmijërinë dhe adoleshencen e tyre të ngujuar në shtëpi dhe nuk dalë prej mureve të shtëpisë as për të shkuar në shkollë. Një izolim total, thuajse çnjerëzor që vjen pjesërisht edhe si pasojë e vendimarrjes së prindërve për ti limituar nga kontakti i parakohshëm me botën adulte, një komunitet veçanërisht i dhunshëm- shkruan “corriere” online.

“Corriere della sera” raporton më tej se “nuk bëhët fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malsorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe bagëtitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes. Mbi të gjitha të paqes” . Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët si rezultat e ngujimit kanë mbetur analfabetë- thuhet më tej.

Reportazhi citon edhe Kanunin, i cili sipas Corriere mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se “gjaku duhet të paguhet me gjak” .Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola, shprehet në reportazh se “gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”.
 

Megjithatë Kola është shprehur se në vend ka një harmoni të shkëlqyer mes besimeve fetare. Ndërsa një opinion tjetër i paraqitur në këtë reportazh është edhe ai i Luigji Mila, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe Shqiptare i cili thotë se gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet në mes familjeve dhe të afërmve janë burimi kryesor i autoritetit
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›