Fondacioni “Vodafone Albania” prezanton programin “Bota e Ndryshimit”
Në vijim të një turneu prezantues në disa qytete të vendit, Fondacioni “Vodafone Albania” organizoi ditën e hënë në Tiranë një takim të zgjeruar me përfaqësues të shoqërisë civile, studentëve dhe të interesuarve të tjerë për të prezantuar programin “Bota e Ndryshimit”. Në këtë takim prezantues morën pjesë edhe 5 fituesit e këtij programi në vitet e shkuara. Paneli prezantues dha hollësi për kriteret e pranimit dhe mënyrën e aplikimit në këtë program dhe më tej iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve. Programi “Bota e Ndryshimit” është një mundësi reale për këdo që ka pasionin dhe entuziazmin për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë. Ai nxit individët që të vënë në jetë idetë e tyre për ti ardhur në ndihmë komuniteteve dhe grupeve shoqërore në nevojë. Ky program për të tretin vit në Shqipëri, këtë radhë i zgjeruar për të pranuar më shumë aplikantë. Informacione të mëtejshme për kriteret specifike dhe mënyrën e aplikimit për këtë program mund të merren duke vizituar seksionin mbi Fondacionin “Vodafone Albania” në faqen ëëë.vodafone.al. Aplikimet pranohen deri në datën 7 maj 2010.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 19.04.2010
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.88%
12M 12-mujor 7.30%
6M 6-mujor 6.32%
3M 3-mujor 5.39%
1M 1-mujor 5.10%
1Ë njëjavor 4.79%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.76%
1Ë njëjavor 6.21%
o/n njëditor 6.08%
12M 12-mujor 8.87%
6M 6-mujor 7.85%
3M 3-mujor 7.16%
21 Prill 2010