Regjistrimi etnik, Spahiu: Ligji ka nevojë për ndryshime rrënjësore
TIRANE- Aleanca "Kuq e zi" i bëri thirrje Kuvendit të shqyrtojë me seriozitet inciativën e qytetarëve për pr/ligjin kundër regjistrimit mbi baza etnie dhe fetare.
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu i pranishëm në një forum me intelektualë të organizuar sot paradite tha se "Gjithë mekanizmi shtetëror, qeveria e Kuvendi, të reflektojë se ky ligj ka nevojë për ndryshime rrënjësore.
Spahiu mbështeti dhe nismën më të fundit “një komb një pasaportë“, që synon ndërgjegjësimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e pajisjes me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi me kombësi shqiptare.
Duke përshendetur aksionin e Aleances "Kuq e zi", Spahiu tha se "kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Eshtë ABC e të drejtave të çdo qytetari".
"Çdo qytetari me origjine shqiptare duhet t'i njihet automatikisht e drejta e pasaportes shqiptare, dhe këtë e ka detyrim shteti amë, e ka Shqipëria, për t'i garantuar këtë të drejtë", tha Spahiu, duke vene ne dukje se ky është nje standard qe aplikohet në të gjithe rajonin.
Spahiu kërkoi nga Aleanca "Kuq e zi" që ta orientojë fushatën e saj drejt një rruge juridike dhe kushtetuese. "Mjafton një konsensus në Kuvendin e Shqipërisë, pra një shumicë e cilësuar që të bëhen ndryshimet ne dispozitën e ligjit per shtetesine shqiptare", theksoi Spahiu.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Regjistrimi etnik, Spahiu: Ligji ka nevojë për ndryshime rrënjësore