E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident automobilistik ne aksin rrugor Elbasan- Cerrik

Një 29 vjeçar u plagos rëndë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Gjerjgjan, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik.

Sipas policisë, Kujtim Lazi, 32 vjeç, që po drejtonte mjetin tip "Benz" me targë CT 074C2 u përplas me një motoçikletë me targë ZNH 695 me drejtues 29 vjeçarin me iniciale R. Preçi, duke shkatuar edhe plagosjen rëndë të këtij të fundit.

Sipas policisë, 29 vjeçari pasi mori mjekimin e nevojshëm në spitalin kirurgjik të Elbasanit u dërgua për në spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi gjendja e tij shendëtësore është shumë e rëndë për jetën.

Mësohet se 32 vjeçari Lazi u ndalua nga policia me akuzën për veprën penale "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›