Muaji korrik- piku i sezonit shtohen turistet
Me hyrjen e muajit Korrik pa frikë mund të thuash se tashmë kemi arritur edhe në pikun e sezonit veror. Fillimi i këtij muaji nisi një fazë të re turistike dhe operatorët tregojnë për një ardhje të konsiderueshne turistësh të huaj, por edhe vendas. Sadik Malaj, kreu i Shoqatës së Operatorëve turistikë shprehet se nga informacionet e deritanishme, por edhe nga pritshmëritë në këtë sektor parashikohet një rritje prej 15 deri në 20 për qind.
Zoti Malaj tregon se si janë shtuar tashmë turistët në zonat malore të vendit, duke dëshmuar për një zhvillim të këtij turizimi, edhe falë promovimeve dhe reklamave që janë bërë.
Sektori i turizmit është kthyer një ndër zërat kryesorë të ekonomisë shqiptare. Numri i turistëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, ku vetëm gjatë vitit që shkoi numri i vizitoreve u llogaritën në rreth 3,5 milionë, duke e kthyer kështu Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm turistik në Rajon.